Gjatë takimit të Asamblesë parlamentare të OSBE në Brimingham të Anglisë Kryetari Partisë Republikane Fatmir Mediu në sesionin plenar në hapje, propozoj një amendament në Rezolutën për Ukrainën i cili u mbështet nga Senatori Amerikan Roger Ëicker dhe Kingresmeni Joe Ëilson, dhe u miratua nga Asmableja:
“OSCE PA deklaron përgjegjës të gjithë aktorët qeveritar dhe jo qeveritar të cilët shkelin sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë”
Gjatë fjalës në Komitetin e Politikave dhe Sigurisë gjatë fjalës së tij ai theksoj se:
Mijëra Ukrainas burra dhe gra kanë humbur jetën dhe po luftojnë për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre nga agresioni Rus, por njëkohësisht ata po mbrojnë Evropën dhe vlerat e saj.
Evropa me pushtimin Rus të Ukrainës i është kthyer kohëve të saj më të këqija.
Qëllimi i Putinit është jo thjeshtë Ukraina por Europa, prej kohësh Rusia ka penetruar në Ballkan ushtarakisht, me shërbimet e inteligjencës, media dhe ekonomikisht duke forcuar lidhjet dhe qëllimet e saj politike, duke qënë një kërcënim i madh për stabilitetin she sigurinë e Ballkanit.
Po ashtu Mediu theksoj se është e rëndësishme të mbahen përgjegjës të gjitha vendet, veçanërisht Kina që shkel sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë.
© SYRI.net