Çfarë gjendje e mjeruar në varrezat e Vunoit, turp për Bashkinë e Himarës

Çfarë gjendje e mjeruar në varrezat e Vunoit, turp për Bashkinë e Himarës

16:31, 03/07/2022
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Bashkia e Himarës gjoja bëri një pastrim të tyre, por realisht fotot flasin vetë, ku e kunderta skandaloze ka ndodhur.

Mbeturina gjithëfaresh dhe shkurre të hedhura mbi varre ky është rezultati i turpshëm i gjoja pastrimit.

Në ato varreza prehen burra e gra dinjitoze, që me jetën dhe veprën e tyre, i kanë shërbyer pa fund vendit, fshatit dhe familjes me modesti e thjeshtësi pa kërkuar asgjë.

Edhe të vetmin detyrim, që ata të prehen në mënyrë dinjitoze, jua perdhos një Bashki e Kryetar, që s'kanë asnjë lidhje me krenarinë e meritat e jashtëzakonshme të Bregdetit, por Bregdetin e kanë thjesht një plaçkë tregu per pazaret e tyre.

Respekt pa fund kujtimi të atyre që prehen në varrezat e fshatit Vuno dhe përbuzje per këtë Bashki turpi!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco