FOTO/ Mediu në Asamblenë e OSBE: Qëndrim ndaj vendeve që shkelin sanksionet ndaj Rusisë

FOTO/ Mediu në Asamblenë e OSBE: Qëndrim ndaj vendeve që shkelin sanksionet ndaj Rusisë

14:22, 03/07/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE, ku është diskutuar sulmi rus në Ukrainë.

Gjatë diskutimeve, Mediu ka kërkuar që OSBE të mbajë qëndrim ndaj vendeve që thyejnë embargon e vendosur ndaj Rusisë.

‘OSCE PA, Birmingham, Britani e Madhe, po zhvillohet takimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE.

Çështja kryesore padyshim Ukraina, agresioni Rus, implikimet në sigurinë Europiane dhe botërore.

Gjatë takimit kënaqësi të takoja me delegacionin Amerika, Senatorin Cornin, Senatorin Wicker, Cong Aderholt, Wilson dhe Plfuger

Mark Pritchard, deputet i parlamentit Britanik dhe Michael Link, deputeti i Bundenstagut Gjerman kandidojnë për vendin e ZV/Presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE.

Në seancën plenare kërkova qëndrim të Asamblesë kundër vendeve që shkelin sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë’, shkruan Fatmir Mediu në një postim në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco