Nga SHBA-ja në Zelandën e Re/ Berisha bashkëbisedim me shqiptarët në diasporë sot në 20:00

Nga SHBA-ja në Zelandën e Re/ Berisha bashkëbisedim me shqiptarët në diasporë sot në 20:00

19:20, 02/07/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim me shqiptarët në diasporë. 

35 personalitete të fushave të ndryshme të jetës, shkrimtarë, pedagogë, gazetarë, drejtorë bankash, investitorë, artistë e të tjerë, do të komunikojnë nëpërmjet platformës online.
 
Personalitete të cilët jetojnë në Europë, SHBA, Kenia dhe Zelandë të Re në orën 20.00 do të kenë mundësi të shprehin mendimet e tyre se si e shohin ata situatën politike, ekonomike dhe migrimin masiv në Shqipëri.
 
Mes tyre janë emra të njohur për shoqërinë shqiptare si;
 
Erisa Zykaj – Gazetare, Belgjikë.
Zekri Palushi – Mjek, Australi
Marko Kepi – Përfaqësues i Organizatës “Rrënjët e mia”, SHBA
Dritan Zagani – Ish-oficer policie në ekzil, Zvicër
Iva Grillo – Aktiviste – Irlandë
Erisa Bajaziti – Belgjikë
Daniel Nikolla – Student Ekselent – Britani e Madhe
Big Basta – Artist – Zelandë e Re
 
Bashkëbisedimi do të realizohet me regji nga selia e Partisë Demokratike nëpërmjet teknologjisë më të avancuar digjitale online.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco