Danaj: Amnistia fiskale legalizon paratë e krimit dhe rrit korrupsionin

21:11, 01/07/2022
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj komentoi në emisionin 'Ekonomi Plus' me Klaudia Karabollin në Syri Tv amnistinë fiskale. Danaj është i mendimit se amnistia fiskale synon të legalizojë paratë e krimit. Sipas tij me amnistinë fiskale synohet pastrimi i parave të brendshme.

"Kjo bëhet për pastrimin e parave të brendshme. Mund të jenë paratë e qytetarëve që janë marrë në rrugë të ndryshme, nuk është e drejtë që këta që kanë vjedhur qytetarët të legjitimojnë paratë dhe të jenë të lirë.

Këto para duhet t’i kthehen qytetarëve. Për një shtet që supozohet të jetë social kjo nuk është e drejtë.”-tha Danaj.

Ndër të tjera eksperti i ekonomisë u shpreh se Dhoma Amerikane e tregtisë doli kundër kësaj nisme ndërsa shtoi se ka mundësi për rritjen e korrupsionit dhe pastrimin e parave të krimit me amnistinë fiskale.

“Moldavia ka bërë një amnisti të tillë, por ka dështuar. Janë të ngjashëm me ne, institucione të dobëta, evazion i lartë fiskal, korrupsioni në maja.

Këto para janë bërë sepse këto institucione nuk kanë funksionuar. Ai që ka bërë para të zeza i investon nëpërmjet remitancave. Kjo bëhet për paratë e brendshme.

Këto para të krijuara nga mosfunksionimi i institucioneve, korrupsioni, evazioni fiskal, lidhja e politikës me krimin. Si të pretendojmë që këto institucione që e bënë situatën të tillë të monitorojnë këtë situatë?”-tha Danaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco