VIDEO-SYRI TV/ SPAK kërcënon gazetarët: 5 vite burg nëse publikoni dëshminë e Dumanit

12:35, 16/06/2022
A+ Aa A-

Pas presioneve ndaj medias që publikuan listat e patronazhistëve të Partisë Socialiste, që shkuan deri në sekuestrimin e  kompjuterëve të Lapsi.al, SPAK ka ndërmarrë një tjetër akt të paprecedent ndaj lirisë së medias.

Pas publikimit të dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili denonconte episode të krimit të organizuar, porosi vrasjeje, e madje edhe lidhjet me politikën, SPAK ka ndërmarr vendimin duke kërcënuar mediat dhe gazetarët se nëse publikojnë të dhënat, do të dënohen me 5 vite burg sipas parashikimeve të nenit 195/a i Kodit Penal.  Dosja hetimore është në SPAK, dhe ishte ky institucion që e nxori për gazetarët, por tashmë që detajet po cekin edhe përfaqësues të ekzekutivit, duket se ka kaluar limitet e lejuara nga propaganda shtetërore, ndaj është marrë si masë kërcënimi i gazetarëve me burg.

Urdhri është përgatitur dy ditë më parë dhe është firmosur nga Prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani e Behar Dibra.

Por duket se edhe vetë prokurorët që kanë nënshkruar këtë urdhër kanë dekonspiruar hetimet e kanë nxjerrë të dhëna duke rrezikuar burgun, pasi kanë zbuluar zyrtarisht se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj janë bashkëpunëtorë të drejtësisë, e një e dhënë e tillë është e ndaluar për t’u publikuar.

Por mesa duket problem nuk qenka publikimi i të dhënave thelbësore, siç është statusi i dëshmitarëve, por mosnxjerrja në publik e disa të dhënave që do të përbënin skandal shtetëror. Ky presion nga ana e SPAK vjen në një kohë kur organizatat ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për rënien e lirisë së medias në vendin tonë dhe kërcënimet e vazhdueshme të gazetarëve nga ana e pushtetarëve. E për këtë rast ka edhe një vendim të Gjykatë së Strasburgut, për rastin e publikimit të të dhënave të patronazhistëve, ku iu kërkua SPAK dhe institucioneve shqiptare që të respektonin të drejtën e informimit për interesin publik.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elbasani 16/06/2022 12:59

Pse jo 5 vite burg per ju te spakut qe i nxirrni informacionet...

Shqiptaro-Amerikani16/06/2022 12:45

SA IDIOTË KËTA TË SPAK!!!! HAJDE SPAK, HAJDEEEEEE!! TË DËNOHEN GAZETARËT PSE PUBLIKOJNË DËSHMITË E NJË KRIMINELI, QË MERREN PO NGA SPAK??? PO KUSH UA JEP INFORMACIONET GAZETARËVE??? PSE NUK E RUAN SPAK SEKRETIN HETIMOR, POR KASTILE DHE QËLLIMISHT UA JEP GAZETARËVE, QË ATA T'I PUBLIKOJNË, FEVZINJTË TË BËJNË EMISIONE, DHE KRIMINELËT E TJERË TË NJOFTOHEN DHE TË ARRATISEN NGA SHQIPËRIA. NJËSOJ SI DEKLARATA PUBLIKE NË PARLAMENT E LULZIM BRAVËS, PËR MËRRITJEN E 5.4 MILION EUROVE NGA BELGJIKA NË DURRËS ME TOYOTA YARIS, TË FAMSHME!!! PRA KUR SPAK DO QË TË NJOFTOJË KRIMINELËT E TJERË, PËRDOR GAZETARËT!!! A KA NJERI ME TRU NË BOTË QË T'I HAJË KËTO LOJRAT E SPAKUT TË PARTISË???!!!

Shto koment

Denonco