Liderët politikë të Maqedonisë së Veriut kujtojnë Bujar Nishanin

Liderët politikë të Maqedonisë së Veriut kujtojnë Bujar Nishanin

13:20, 02/06/2022
A+ Aa A-

Me ndarjen nga jeta të ish presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, liderët e partive të Maqedonisë së Veriut kanë shprehur ngushëllime për familjarët e tij

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka shkruar për Nishanin duke e radhitur si një ndër përfaqësuesit më të denjë të Republikës të Shqipërisë, shkruan portalid.

‘’Më preku thellë lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta e ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, të nderuarit Bujar Nishani i cili ishte radhitej ndër përfaqësuesit e denjë, të mençur dhe të matur të Republikës vëllazërore të Shqipërisë, ka shkruar Xhaferi në Facebook.

Image

Ai shton se Nishani ishte personalitet me virtyte të larta dhe sjellje që reflektonte paqe dhe mirësi mbarëshqiptare.

‘’Ishte personalitet me virtyte të larta dhe sjellje që reflektonte paqe dhe mirësi mbarë shqiptare. Shpreh ngushëllimet e mia të thella ndaj familjes së ngushtë, ndaj miqve dhe bashkëpunëtorëve, po ashtu edhe ndaj institucioneve dhe qytetarëve shqiptare. Kujtimi për të do të rrojë përgjithmonë. Lavdi dhe le të prehet në paqe!’’, ka përfunduar Xhaferi.

Për vdekjen e Nishanit, ka shkruar edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti.

Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se do t’i kujtojë vitet e angazhimit të Nishanit dhe entuzizmin e përkujdesin që ka treguar në tavolinën e bisedimeve në politikën kombëtare.

‘’Me pikëllim të thellë pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

Të pashlyeshme në kujtimet tona do të mbesin vitet e angazhimit të tij në politikën kombëtare, ndërsa nga takimet që kishim bashkë do të kujtojë gjithmonë entuziazmin dhe përkujdesin që tregonte kur në tavolinën e bisedimeve ishte çështja mbarëkombëtare. Përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së nderuar Nishani, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Presidentit Nishani!’’, ka shkruar Ahmeti.

Po ashtu ka reaguar kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela: "Sot me dhimbje po ndahemi nga një mik, baba, politikan, atdhedashës, intelektual i ngritur, i sinqertë dhe kombëtar. Ngushllime familjes Nishani, Republikës së Shqipërisë dhe mbarë popullit shqiptar".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco