Flet për të drejtat e njeriut në KS, kryeministri i vendit ku u hidhet gaz lotsjellës fëmijëve, grave e pleqve

Flet për të drejtat e njeriut në KS, kryeministri i vendit ku u hidhet gaz lotsjellës fëmijëve, grave e pleqve

18:24, 02/06/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalim në selinë e Kombeve të Bashkuara, pasi Shqipëria ka marrë Presidencën e Këshillit të Sigurimit, ku ka folur për përgjegjësi të Rusisë dhe shkelje të të drejtave të njeriut, në konfliktin e armatosur që ka nisur ndaj Ukrainës që në 24 shkurt.

Rama ka kujtuar të drejtat e njeriut që janë shkelur hapur gjatë pushtimit rus në Ukrainë, ku janë vrarë civilë, pleq, gra dhe fëmijë, duke kërkuar që të Rusia të mbahet përgjegjëse.

Por sa të drejtë morale ka kryeministri Rama të bëjë propagandë me të drejtat e njeriut, pasi vetë ka shkelur me duar dhe me këmbë të drejtat e shqiptarët, ku kujtojmë që ministri i tij i Brendshëm ka nxjerrë nga banesat private fëmijët, gratë dhe pleqtë me gaz lotsjellës pa kriter, në mënyrë që t'ua shembte dhe mbi to të ndërtonte kulla.

Si mund të flasë Rama për të drejtat e njeriut, kur ai vetë i ka shtypur protestat e qytetarëve me gaz lotsjellës dhe me dajak nga Policia e Shtetit, që e ka kthyer në pronë të tij private?

Po më shumë se 700 mijë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria gjatë qeverisjes gati 9 vjeçare të këtij kryeministri, që me politikat e tij antishqiptare ka ndikuar drejtpërdrejt në shpopullimin e vendit, a janë këto shkelje të drejtave të njeriut?

Mosnjohja e gjenocidit serb në Kosovë dhe mos dënimi i tij me rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë nga ana e mazhorancës socialiste, a janë konflikte me pasojat shkatërruese për civilët, që i janë bërë shqiptarëve të Kosovës nga Serbia?

Rama: Mbështetja e ligjit ndërkombëtar, mbrojtja dhe promovimi i Kartës së OKB-së për të drejtat e njeriut dhe mbështetja e sistemit të OKB-së dhe multilateralizmit janë thelbi i politikës së jashtme të Shqipërisë. Ato janë gjithashtu prioritetet kryesore të mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit.

Siç e kemi parë të gjithë, lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila paraqet sfida dhe kërcënime të shumta në mbarë botën, vetëm sa e ka përforcuar këtë domosdoshmëri. Përgjegjësia për krimet dhe shkeljet e rënda, duke përfshirë përgjegjësinë individuale sipas ligjit penal, është thelbësore për rifillimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë dhe sigurisë, duke përfshirë Këshillin e Sigurimit, dhe për të rindërtuar sundimin e ligjit dhe paqen e qëndrueshme.

Përcaktimi i së vërtetës për krimet ndërkombëtare dhe shkeljet e rënda të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare, janë thelbësore për rivendosjen e të drejtave dhe dinjitetit të viktimave dhe të afërmve të tyre. Është gjithashtu e rëndësishme të avancohet drejt paqes dhe pajtimit.

Llogaridhënia efektive, tha kryeministri Rama do të kontribuojë në paqen, pajtimin dhe rritjen e sigurisë për të ndërtuar demokracinë në nivel lokal, rajonal dhe global dhe për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut kudo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco