Presidenti i ri/ Nurellari: Autoritarizëm i theksuar, të gjitha pushtetet në dorë të Ramës

18:21, 02/06/2022
A+ Aa A-

Politologu Adri Nurellari komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv procezin për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Nurellari deklaroi se Shqipëria e ka bërë zakon që nuk humbet rast për të humbur një rast për të ndërtuar një jetë institucionale në vend.

Ai theksoi se ka tendencë të theksuar autoritarizmi në Shqipëria dhe të gjitha pushtetet janë në një dorë të vetme.

“Tjetër rrethanë kur humb mundësia. Ka tendencë të theksuar autoritarizmi në Shqipëri dhe përqendrimi i pushtetit është në një dorë të vetme.

Nuk është bërë as përpjekje për ta maskuar dhe fshehur këtë për të dhënë iluzionin sikur ka debat për një emër.”-tha Nurellari.

Sa i përket situatës në kampin blu, Nurellari u shpreh se ka papërgjegjshmëri nga grupi i Alibeajt.

“Mazhoranca i ka bërë një ftesë opozitës dhe tani mund të thotë se këta të fundit nuk e shfrytëzuan këtë mundësi.”-u shpreh Nurellari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco