Alibeaj dhe Bardhi bojkotojnë ceremoninë e varrimit të Nishanit

Alibeaj dhe Bardhi bojkotojnë ceremoninë e varrimit të Nishanit

14:37, 02/06/2022
A+ Aa A-

Sot u zhvillua ceremonia e varrimet të ish-Presidentit Bujar Nishani.

Në këtë ceremoni morën pjesë me qindra persona. Një numër shumë i madh morën pjesë edhe në ceremoninë e shkurtër në varrezat e Sharrës.

Por u vu re mungesa e deputetëve të PD, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, të cilët nuk kanë marrë pjesë në varrimin e Nishanit. Ata kanë zgjedhur të qëndrojnë në Rogner pas homazheve.

Kështu deputetët e PD, Alibeaj dhe Bardhi bojkotuan varrimin e ish-Presidentit Nishani.

Në ceremoni nga miqtë e Bardhit kanë qenë vetëm Flamur Hoxha dhe Bledion Nallbati.

Edhe Taulant Balla me grupin parlamentar të PS kanë qenë të pranishëm, por jo Bardhi, Alibeaj e deputetët që u shkojnë pas këtyre.

Në varrimin e Nishanit ishte edhe kryetari i PD, Sali Berisha me grupin parlamentar të PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjergji Simaku02/06/2022 15:58

Edhe ish pilidenti topi po hante paçe so dhe nuk pati mundesi te merrte pjese ne varrim.

Gima02/06/2022 14:54

Kta dy dhe disa te tjere si psh bashoviqi,jane defakto pjes e PS.

Eli 02/06/2022 14:53

Mire bene ,se keto pacavure ofendojne dhe te vdekurit.

Shto koment

Denonco