EMRI - FOTO/ Kush është ish-kreu i PS që firmosi tjetërsimin për 10 mijë m2 tokë në Sarandë

EMRI - FOTO/ Kush është ish-kreu i PS që firmosi tjetërsimin për 10 mijë m2 tokë në Sarandë

13:46, 02/06/2022
A+ Aa A-

Zgjerohet rrjeti i zyrtarëve, që u përfshinë në skemën korruptive për tjetërsimin e një toke prej 10 mijë metra katror, në Sarandë.

“Balkanweb” mëson se ditën e sotme është lëshuar një tjetër urdhër ndalimi nga Prokuroria e Sarandës. Bëhet fjalë për ish-Drejtorin e ASHK Sarandë, Ardian Kola, i cili është shpallur në kërkim.

Mësohet se Kola ka firmosur certifikatat e pronësisë për trojet e përfituara me dokumente false. Ardian Kola ka drejtuar ASHK Sarandë për periudhën maj 2019-korrik 2020, ndërsa ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në periudhën maj 2018 – tetor 2020.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco