Bie interesi për arsimin profesional/ Zhapaj: Është rikthyer më shumë në shkolla zanati

Bie interesi për arsimin profesional/ Zhapaj: Është rikthyer më shumë në shkolla zanati

13:24, 02/06/2022
A+ Aa A-

Arsimi professional është parë gjithmonë si një mundësi për të dalë më herët në tregun e punës.

Por për tre vitet e fundit është venë re një rënie e regjistrimeve edhe në arsimin professional.

Sipas të dhënave të INSTAT nga 20.6% që është niveli I të regjistruarve, në vitin shkollor 2017-2018, ka arritur në 17.6% në vitin 2021-2022.

Ekspertët theksojnë se arsimi professional që prej 2012 nuk varet nga ministria e arsimit dhe kjo sjell edhe shkëputjen nga profile pedagogjik. 

Albana Zhapaj , ekspert arsimi ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv për të folur më shumë në lidhje me këtë temë.

Zhapaj tregoi se një nga arsyet se niveli i regjistrimeve në shkollimin profesional është i ulur sepse shkollat profesionale janë rikthyer më shumë në shkolla zanati, duke mos nxjerrë profesionistë.

“Kemi filluar një model të arsimit profesional që është më i ngjashëm me trajnimin se sa me arsimin, nuk duhet të ngatërrojmë arsimin me trajnimin profesional.

Gëte thoshte se 'disiplina dhe zanatet lindin natyrshëm kur i kërkon koha dhe thellohen kur i kërkon shoqëria'.

Pra ne në vend që të krijojmë një profesionist dhe jo thjeshtè zanatçi, por njerëz më të formuar për jetën dhe për ndryshimet teknologjike etj.., pra duhet të kemi një profesionist.

Dhe profesionisti nuk del nga shkolla të ideuara për të trajnuar, pra ne po i trajnojmë këto njerëz.

Profesionisti ka nevojë të jetë dhe i formuar.

Unë kam përshtypjen se  nxjerrja e arsimit profesional jashtë ministrisë eliminoi, dobësoi dhe shumoi aspektin pedagogjik dhe formues për njeriun që ka kjo shkollë.

Koha e profesionstëve të filmave të vjetër ka përfunduar” u shpreh Zhapaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco