SYRI TV/ Varfëria shton listat e borxheve në Berat, qytetari: Kam 700 mijë lekë borxhe në market

13:11, 02/06/2022
A+ Aa A-

Varfëria në Berat duket se po shkon në nivele ekstreme. Qytetarë të intervistuar nga SYRI TV tregojnë se tashmë po blejnë dhe qepët apo patate me listë, ndërsa borxhet në markete shkojnë deri në 700 mijë lek për një familje. Ndjekim kronikën në vijim për më shumë detaje.

Nga SYRI TV

Ky është rrëfimi i sinqertë i qytetarëve të Beratit, që tashmë duket se kanë prekur fundin ekonomik të tyre. Shumë qytetarë të intervistuar tregojnë se kriza e çmimeve ka ndikuar në xhepat e tyre, duke i varfëruar dhe më shumë. 

Kriza duket se ka prekur pjesën më të rëndësishme të jetës sociale të qytetarëve, blerjen e ushqimeve të shportës. Siç vet qytetarët tregojnë, tashmë janë të detyruar të blejnë edhe fruta perimet me listë, për shkak se të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme për të siguruar jetesën.

Ka dhe qytetarë, që tregojnë se lista e borxheve ka shkuar mbi 700 mijë lek.

Lagjia më e varfër mbetet lagjia "Donika Kastrioti", e njohur ndryshe si lagjjia "Vakëf", ku 50% e familjeve i përkasin komuniteteve rome e egjiptiane. 
 

Gaz: A. Hajdari, Red: J. Hoxhaj, Mont: T. Foto

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco