FOTOREPORTAZH/ Mes trëndafilave të bardhë: Bujar Nishani përcillet me ceremoni shtetërore

FOTOREPORTAZH/ Mes trëndafilave të bardhë: Bujar Nishani përcillet me ceremoni shtetërore

12:57, 02/06/2022
A+ Aa A-

Duke nisur nga ora 10:00 e paradites së të enjtes në ambientet e Presidencës është mbajtur ceremonia shtetërore e homazheve për ish-Presidentin Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 56-vjeçare.

Në orën 12:00 arkivoli me trupin e pajetë të ish-kreut të shtetit është nderuar jashtë ambienteve të Presidencës, teksa të pranishmit kanë mbajtur 1 minutë heshtje.

Pas nderimeve të fundit, trupi i ish-presidentit është shoqëruar nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanës e më pas për në varrezat e Sharrës në Tiranë.

2 qershori u shpall ditë zie kombëtare me vendim qeverie në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco