Vasili: Tërheqja e qeverisë nga 3800 rekurse kërkon verifikim urgjent nga SPAK

Vasili: Tërheqja e qeverisë nga 3800 rekurse kërkon verifikim urgjent nga SPAK

12:18, 02/06/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shikon një rrezik të madh për interesin publik pas vendimit të papritur nga Qeveria për t’u tërhequr nga rekurset e 3800 çështjeve në Gjykatën e Lartë.

Vasili kërkon një verifikim urgjent nga SPAK për këtë tërheqje, pasi ka dyshimet e tij. Në një mesazh të lëshuar mesditën e së enjtes, Vasili shprehet:

“Qeveria tërhiqet nga 3800 çështje. Po lista e përgjegjësve të qeverisë, që duhet të shkojnë para drejtësisë, ku është? Qeveria tërhiqet nga rekurset e 3800 çështjeve në Gjykatën e Lartë. Thënë thjesht, tërhiqet nga ankimimi nga 3800 çështje ku i ka humbur gjyqet, për të cilat edhe është ankuar në Gjykatën e Lartë.

Ministri i Drejtësisë thotë: "Me këtë udhëzim, sapo të hyjë në fuqi, ne presim që Gjykata e Lartë të lehtësohet nga rreth 3800 dosje".

Qeveria, duke u tërhequr pranon fajin dhe pasojat e humbjes së këtyre gjyqeve, që do të paguhen nga paratë e taksave të shqiptarëve. Pra, 3800 vendime të qeverisë kanë qënë të gabuara dhe me dëm për interesin publik. Pra, qeveria është 3800 herë në faj. Po lista e përgjegjësve për këto vendime, ku është? Faj pa fajtorë nuk ka.

S'ka asnjë të drejtë Qeveria që të mbrojë fajtorët me shpjegimin se gjoja po lehtëson Gjykatën e Lartë. Qeveria u tërhoq nga 3800 çështje - tani ka detyrim absolut të nxjerrë listën e fajtorëve përgjegjës për këto vendime. Tërheqja nuk mund të jetë kurrsesi alibi për shkaktarët përgjegjës për to.

SPAK të verifikojë urgjentisht situatën sepse interesi publik është në rrezik", ka paralajmëruar Vasili.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco