Presidentja e Kosovës në Tiranë, homazhe në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani

Presidentja e Kosovës në Tiranë, homazhe në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani

11:53, 02/06/2022
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Ish-Presidentit Bujar Nishani në krye të një delegacioni.

Osmani u prit në Presidencë, nga kreu i shtetit Ilir Meta.në këtë ceremoni ka ardhur për të shprehur respektin e tij, edhe ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Po ashtu, kujtojmë se ishin policët kufitarë të Kosovës, ata që nderuan të parët ish-Presidentin Nishani, gjatë hyrjes së makinës funerale për në Shqipëri, e cila vinte nga Gjermania me trupin e tij.  

Image

Image

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili ishte më herët, në fjalën e tij për mediat tha:

 “Unë dua të them se është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe shtetin shqiptar, për një personalitet i cili ka bërë epokën e vet, e ka sjellë kohën  në rrethana specifike dhe ka bërë punën më të mirë të mundshme në cilësinë që ka pasur si President i vendit, duke pasur një përgatitje të jashtëzakonshme në fazat e mëhershme në ushtrimin e detyrave të veçanta me rëndësi shtetërore dhe si personalitet që ka ditur në vlerën më të mirë të komunikojë me qytetarët e vendit, me burrështetas të vendeve të ndryshme dhe të prezantojë Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sigurisht që gjithë ajo vepër do të mbahet mend për të mirë, por do të mbahet mend për situatat e jashtëzakonshme që ai ka ditur t’i kapërcejë, flas për sfidat që ka pasur vendi, t’i kapërcejë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne nuk kemi qenë në të njëjtën kohë, presidentë të vendit, por kemi qenë në kohën e bashkëpunimit për çështje të caktuara dhe e ndiej veten me privilegj që kam njohur një njeri që ka qenë me mision fisnik, që ka ushtruar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që ka kapërcyer dallimet në gjenerata dhe që ka qenë i hapur të lidhë atë që është më ë mira për të ardhmen e vendit dhe të kombinojë veprimet e tij gjatë mandatit që ka pasur. Pra, është një humbje që është e dhimbshme, e hershme për atë që do të shkojë në amëshim dhe një humbje që do të mbahet mend me mënyrën e qetësisë që ai mori me vete dhe në mënyrën se si ka qenë si njeri. I qoftë i lehtë dheu shqiptar dhe pastë paqen e përhershme duke pasur parasysh që mbetet borxh ta  përcjellim modelim e mirë që ka pasur", pëfundoi Sejdiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco