Meta: E falenderojmë Nishanin për modelin që solli si shtetar, politikan, familjar dhe qytetar shembullor

Meta: E falenderojmë Nishanin për modelin që solli si shtetar, politikan, familjar dhe qytetar shembullor

11:51, 02/06/2022
A+ Aa A-

Në fund të homazheve në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, kreu aktual i shtetit, Ilir Meta mbajti një fjalim.

“Fundi i papritur dhe i parakohshëm i jetës lë plot pengje për mundësitë e humbura, për ato që nuk u thanë dhe nuk u bënë dot.

Ndaj dhimbja për humbjen e pakohë të njerëzve të shtrenjtë dhe të rrallë, e bën të vështirë gjetjen e plagëve që mund të kurojnë këto plagë njerëzore. Por na ngushëllon fakti që ai pati një jetë plot maja. Ai qe i rrethuar nga dashuria.

Për presidentin Bujar Nishani ka pasur vlerësime mëse të merituara nga shumë personalitete të jetës politike dhe publike në Shqipëri dhe më tej. Kanë folur nga gjithë spektri politik, por mbi të gjitha kanë folur shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë.

I ardhur në politikë nga forcat e armatosura, ai solli virtytet më të mira të ushtarakëve.

Ai e shihte politikën si aktin e të mundshëm dhe besonte se ishte instrumenti më efektiv për të sjellë ndryshimin. Ai besonte te ligji dhe shteti i të drejtës.

Presidentit Nishani i peshonte fjala. Ai çmohej për thjeshtësinë dhe urtësinë në komunikimin njerëzor. Ai do mbahet mend për qetësinë dhe forcën e argumentit dhe besnikërinë ndaj parimeve ku besonte.

Si kryetar i shtetit, ai punoi me përkushtim të rrallë në mbrojtjen e Kushtetutës. Ai ishte i vendosur për garantimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë. Bujar Nishani besoi deri në fund te demokracia dhe interesi kombëtar.

Nishani e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë dhe shqiptarët në arenën kombëtare dhe ndërkomëbtare.

Ne e falenderojmë për modelin që solli si shtetar, politikan, familjar dhe qytetar shembullor.

I paharruar kujtimi i presidentit Bujar Nishani,” tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco