'Mosdënimin e gjenocidit serb mbi shqiptarët nuk e fsheh asnjë justifikim'

'Mosdënimin e gjenocidit serb mbi shqiptarët nuk e fsheh asnjë justifikim'

10:07, 01/06/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Partia-shtet, Saliun e ka si biçim justifikimi për të keqqeverisjen dhe vendimet aburde që burojnë prej saj.

Dhe këtë justifikim ka 9 vite që e përdor, pavarësisht faktit është apo jo Saliu aktiv në politikë.

Sentenca "fajin e ka Saliu" është përdorur rregullisht për të justifikuar koncensionet, dhunimin e drejtësisë së pavarur, dhunën ndaj fjalës së lirë, vjedhjen me ligj të zgjedhjeve, dënimin me vdekje të opozitës e çdo gjë tjetër.

Në këtë moment, Saliu në krye të PD dhe me nongrata të sajuar nga kjo lloj politike, bëhet justifikim edhe më "i besueshëm"...

Në fakt të mosdënosh gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës, nuk ka justifikim që e fsheh. Por politika e mbrapshte dhe thellësisht përçarëse nuk e llogarit aspak se kjo sjellje përçan kombin, jo thjesht shqiptarët politikë.

E njëjta gjë, por edhe me ndihmën e urrejtësve AliBashë, partia shtet dënoi për së dyti Simon Mirakën.

Insistoj, kjo lloj politike që ka bazë përçarjen dhe nxit urrejtje ndaj grupeve sociale mbi baza politike është e dënueshme! Shoqëria do ti vuajë gjatë pasojat e përçarjes dhe të gjykimit urrejtës.

Edhe Enveri gjeti justifikim Ahmet Zogun, ballistët e mendjet e tjera të ndritura, por të gjithë e dimë si përfunduam si shoqëri...

Dhe me këto "justifikime" kanë qenë dakord edhe aleatët! Njësoj si sot...

Edhe sa do ta shtyjnë me "justifikimin" Sali?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco