Gjata: Opozita në parlament si në një dhomë vakie

Gjata: Opozita në parlament si në një dhomë vakie

13:21, 20/05/2022
A+ Aa A-

 

I ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv  Çlirim Gjata, anëtar i Këshillit Kombëtar/ Anëtar i Komisionit të Rithemelimit, tregoi se pas zgjedhjeve të datës 22, do mbahet dhe mbledhja e Këshillit Kombëtar që do zgjedhë kryesinë, sekretariatin

“Procesi zgjedhor është rigjenerues dhe jetësor për çdo ogranizëm politik sepse pa zgjedhje të lira nuk ka demokraci.

Dhe PD një nga shkaqet pse ariti deri këtu është se harroi votën e fshehtë dhe anëtarin e PD sepse anëtarësia lëviz me votë të fshehtë. Anëtarësia ka votën sa herë të jetë e kërkuar .

Pas datës 22, do kemi dhe mbledhjen e këshillit kombëtar që do zgjedhë kryesinë, sekretariatin dhe vazhdon më pas më normalisht puna. Përfundon strukturalisht rithemelimi i Partisë Demokratike.

Nëse keni vënë re se çfarë opozite po bëhet në parlament, ka qenë një parlament që ngjante si një dhomë vakie ku jepeshin kafe ‘qofshi vetë’ e kaq.

Tani kanë ndryshuar gjërat që nga përplasjet me kryeministrin dhe zbulimit të aferave të ndryshme, deri te burrat e grave deputete që po marrin toka në bregdet.

Opozita po rikthehet fuqishëm në parlament", përfundoi Gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco