Lajmi i fundit

LIVE/ Sali Berisha takim me drejtuesit politikë

'Sali Berisha, protagonisti që ka bërë gjithmonë diferencën në Shqipëri nga viti ‘90 deri sot'

'Sali Berisha, protagonisti që ka bërë gjithmonë diferencën në Shqipëri nga viti ‘90 deri sot'

21:09, 19/05/2022
A+ Aa A-

Çdo ngjarje madhore që ka ndodhur në Shqipëri nga viti ‘90 deri sot, ka patur protagonistë të shumtë, por dikush midis gjithë protagonistëve ka bërë gjithmonë diferencën, dhe ai ka qenë Sali Berisha.

Rënia e regjimit komunist, shumë protagonistë, ai që bëri diferencën ishte Berisha. E anëtarësoi Shqipërinë në gjithë organizmat ndërkombëtare ku bënin pjesë vendet demokratike.

Për të mos lënë jashtë këta që do ta përmendin, po përmend edhe ‘97.

Berisha ishte protagonisti kryesor, ka mbajtur edhe përgjegjësinë që kishte.

Menduan se e “varrosën” politikisht.

Por Berisha u rikthye protagonist sërish në vitin 2005. Ishte i pari që zbatoi në praktikë konceptin e hapjes së një partie ndaj të rinjve dhe rikthimit të të larguave.

2005-2009 është mandati qeverisës më i mirë që Shqipëria ka patur ndonjëherë në 30 vjet.

Në 8 vite rrugët shkurtuan distancat midis qyteteve, kalvari i shqiptarëve me muaj të tërë për viza nëpër ambasada mori fund. Bujqësia dhe turizmi kanë patur për herë të parë një frymëmarrje si degë kryesore të ekonomisë së vendit.

Nuk ishin perfekte por hyrën në një rrugë zhvillimi të qëndrueshëm.

Megjithatë, në 2013 Berisha u largua.

Do të mbetej në histori për protagonizmin e tij, por mund edhe të ishte një nga ish-kryeministrat e këtij vendi.

Erdhi Rama

Edi Rama në 8 vite qeverisje ka rekordet më të zeza në qeverisje, kjo edhe në skenarin më pesimist që mund të ishte imagjinuar nga më skeptiku.

Gjithsesi, duke qenë se ishte bërë traditë ky rrotacioni njëherë në 8 vite në Shqipëri, fitimi i mandatit të tretë nga Rama, ishte historik. Dhe ishte e vetmja gjë që mund t’i mbetej atij për histori. E përvëloi me duart e veta këtë shans.

Ka një shprehje që thotë “ashtu si do jetosh edhe do të vdesësh”, shprehje që zë vend edhe për jetën politike të një lideri.

Rama nuk u mjaftua me fitoren e mandatit të tretë, por mbështeti edhe shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Amerika.

Kushdo ta ketë inicuar këtë, kushdo të jetë marrë me këtë gjë, rezultoi që të jetë idioti më i madh që ka njohur ndonjëherë bota.

Me shpalljen non grata të Berishës, Edi Rama nuk e shijoi dot as 5 muaj lavdinë e të qenit një personazh historik.

Prej shtatorit e këtej, skena politike dhe gjithë diskursi publik në Shqipëri dominohet dhe orientohet nga Sali Berisha.

Foltorja, është një nga ngjarjet politike më të mëdha të këtyre 30 viteve. Shkencat politike në Shqipëri nuk është se janë ndonjë shkencë e mirfilltë, por gjithsesi, “foltorja” nuk do të mbetet pa u futur në leksione për studentët e këtij fakulteti në universitetet e vendit.

Në fund, duke dëgjuar foltoren e sotme të Berishës në Korçë më thirri këto mendimet që shkrova më lart dhe ato që po rendis më poshtë:

Ashtu siç ndodh gjithmonë, qytetarët flasin lirshëm në foltore, pa asnjë lloj censure. Edhe skeptikët edhe kritikët i shprehin mendimet njëlloj si fanatikët.

U ngrit një zonjë dhe shprehu shqetësim për zgjedhjet brenda PD. Kishte pakënaqësi, dyshonte për padrejtësi etj. Edhe iu ankua publikisht Berishës edhe për komisionerët lokalë e qëndrorë të PD.

Ai e dëgjoi, dhe në përgjigje i tha: Më ke dërguar edhe mesazh në telefon, ke ardhur dhe je dëgjuar nga komisioni i posaçëm, problemi jot do të marrë zgjidhje të drejtë dhe të ndershme, të garantoj.

Duke thënë këto fjalë, kamera fokusoi zonjë, në mimikën e saj dukej qartë që u qetësua dhe u bind se nuk do t’i bëhet padrejtësi.

Çfarë dua të them me këtë shembull?

Ka disa njerëz që i shkojnë Berishës pas për pushtet.

Ka shumë të tjerë që dyshojnë se ai do t’i bëjë të gjitha ato që ka premtuar. Ka që, me të drejtë, janë skeptikë se shohin që fuqia që ka përballë Berisha është shumë e madhe dhe e sofistikuar në veprimtarinë e saj.

Mirëpo një gjë është e pa mohueshme në gjithë këtë.

Nga Berisha 3 do të zhgënjehen disa njerëz.

1-Ata që i shkojnë mbrapa për përfitime jo të drejta, në pushtet.

2-Ata që e shpallën non grata, janë aq të mëdhenj sa thuajse e kanë të pa mundur të pranojnë gafat e tyre, por historia ka treguar se e drejta është më e fortë se çdo fuqi.

3-Ata që besojnë akoma se Berishën do ta fusin në burg. Këta do jenë më të zhgënjyerit.

Të kishte patur gjë për të çuar Berishën në burg, në 9 vjet, por edhe në 9 muaj (nga non grata) e këtej, do të kishte ndodhur.

Tani, 9 muaj më pas, Berisha nuk është më Berisha.

Nuk është më një individ.

Nuk është më thjesht një ish-kryeministër.

Është një frymë!

Dhe nuk ka asnjë rast në botë që fryma të jetë arrestuar apo smbrapsur, sidomos kur përballë ka pushtetin më të korruptua e më të pisët që ka ekzistuar ndonjëherë.

Unë nuk jam Berishist në asnjë aspekt, por me të drejtën jam në çdo aspekt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco