Lajmi i fundit

LIVE/ Sali Berisha takim me drejtuesit politikë

‘Informacion i sigurtë’/ Nard Ndoka nxjerr emrin e Presidentit të Republikës që do vendosë Rama

‘Informacion i sigurtë’/ Nard Ndoka nxjerr emrin e Presidentit të Republikës që do vendosë Rama

20:42, 19/05/2022
A+ Aa A-

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka ka treguar se kryeministri Edi Rama ka vendosur që President të Republikës të bëjë Majlinda Bregun.

I ftuar në emisionin 'Të vaksinuarit' me Aulon Kalanë, Ndoka ka thënë se ka informacion të sigurtë se Rama ka vendosur që Majlinda Bregun ta prezantojë si Presidente të Republikës gjatë raundit të tretë apo të katërt të seksionit për votim në Parlamentin e Shqipërisë.

Ndoka: Rama po aktron dhe po bën një lojë me këtë proces, po përpiqet që të thellojë hendekun mes opozitës nëpërmjet diversionit,. Po e keqpërdor Lulzim Bashën dhe mbetjet e tij. Po përpiqet të marrë maksimalen që vetëm proces kushtetues nuk mund të quhet. Nëse mund ta themi edhe emrin dhe besoj shumë që Majlinda Bregu emri i përzgjedhur nga Edi Rama për shumë arsye.

Emri i Presidentit do të jetë femër, pra Majlinda Bregu. Rama përpiqet që të jetë interesant dhe ka bërë një lojë pa nxjerrë gjurmët e realitetit, pra është tallur me grupin e vet parlamentar duke iu kërkuaqr disa emra nëpërmjet zarfeve. Po vazhdon të tallet me Alibeajn dhe këto janë lojëra, të gjithë e dinë emrin edhe Alibeaj e di emrin por kjo bëhet një lojë e Ramës. Kjo është një lojë e dyshes Rama – Basha i cili është futur në bunkerin e Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco