Lajmi i fundit

LIVE/ Sali Berisha takim me drejtuesit politikë

Negociatat/ Rama paralajmëron dështimin: Këshilli Europian nuk do të çajë murin bullgar

20:32, 19/05/2022
A+ Aa A-

Këshilli Europian pritet të shtyjë sërish hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Kjo është paralajmeruar nga vetë kryeministri Rama në përfundim të vizitës që zhvilloi në Berlin. Rama tha se në rrethana të tilla, Shqipëria do të ndryshojë kursin e saj.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dështimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian edhe në fund të qershorit ku pritet mbledhja e Këshillit Europian për këtë çështje. Gjatë një interviste të dhënë pas vizitës në Berlin, Rama fajësoi Bullgarinë për vendimin e pritshëm dhe theksoi se në këto rrethana Shqipëria do të ndryshojë edhe kursin e saj.

E kam diskutuar me të gjitha faktin që kemi vendosur se do ndryshojmë kurs. Me gjasë Këshilli Europian i qershorit nuk do të arrijë dot të çajë murin e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Deri atëherë do qëndrojmë në pozicionin që duhet të hapen negociatat formalisht për të dyja.

Në rast se edhe atëherë do të mbetemi peng i një situate që s’ka lidhje me ne dhe asgjë që ka të bëjë me Shqipërinë, do ndryshojmë kurs dhe do kërkojmë me insistim që Shqipëria të trajtohet veç.”-deklaroi Rama.

Ndërkohë Presidenti i Këshillit Europian Sharl Mishel do të vizitojë këtë të premte Tiranën, ku ecuria e procesit të integrimit të vendit pritet të jetë në qendër të takimeve me zyrtarët shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco