‘620 vila në Kepin e Sillës’/ Berisha: Mijëra hektarë u shkëputën nga parku i Butrintit për llogari të Ramës

19:20, 19/05/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur edhe te koncesioni i Butrintit, ku denoncoi se aty janë shkëputur mijëra hektarë për të ndërtuar 620 vila në Kepin e Sillës, për llogari të njerëzve të Edi Ramës.

Berisha theksoi se çdo vepër të keqe, Rama kërkon që ta kalojë me batuta të filmave të vjetër të Kinostudios, por pasuria jonë po vidhet dhe po grabitet.

Berisha: E shihni çfarë kam bashkëpunuar ngushtë me Fondacionin Shqiptar-Amerikan. Ata kishin kujdes që Parku të mos prekej. Çfarë ndodhi tani? Për të administruar vendin e zbulimeve arkeologjike, u krijua një fondacion, por mijëra hektarë të tjerë u shkëputën nga parku. 620 vila në kepin e Sillës nga njerëzit e Edi Ramës. Prishi kishën ortodokse, u ka lënë një rrip toke ndërsa pjesën tjetër do e bëj resort turistik. Ja ka lënë njerëzve të tij, ministrave dhe njerëzve të tij. E di çpo ndodh.

Çdo vepër të keqe, kundër qytetarëve e kalon me batuta të filmave të kinostudios. E kalon me pacipësira dhe me fjalë që s’duhen thënë dhe mendon se në këtë mënyrë mbyll çdo dosje. Pasuria jonë po vidhet dhe grabitet. Po bëhemi si ata që resurset ishin të mallkuara. Ne duhet t’i kthejmë në pasuri për veten tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco