'I bëjnë Like njëri-tjetrit'/ Berisha: Rama dhe Vuçiç nuk fshihen më! Soros kërkon t'i emërojë kryetarin PD-së

19:05, 19/05/2022
A+ Aa A-

Jo vetëm që e ndjekin njëri-tjetrin, por Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç nuk kursejnë as Like-t për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. 

Një ditë më parë, Vuçiç pëlqeu postimin e kryeministrit për Ballkanin e Hapur, ku sulmonte Vjosa Osmanin dhe presidentin malazez, Milo Gjukanoviç. 

Ky moment ka sjellë reagimin e liderit historik të PD, Sali Berisha, nga Korça ku takoi demokratët. 

Berisha tha se Rama dhe Vuçiç e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe nuk fshihen më. 

Gjithashtu, Berisha akuzoi Soros se kërkon t'i emërojë kryetarin PD-së, në mënyrë që kjo e fundit të shndërrohet në shtojcë të Edi Ramës.

"E keni vënë re tani, nuk ka më të fshehur, Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si me qenë dy adoleshentë edhe në Facebook, po, pëlqehen. Është fakt real, nuk e fshehin. Pra, kemi edhe mafien e George Soros. Është mafia e George Soros që kërkon t'i emërojë PD-së kryetarin, që kërkon ta bëjë shtojcë të Edi Ramës Partinë Demokratike. 

Por ne jemi në të drejtën tonë, pasioni jonë është liria e shqiptarëve. Ne vazhdojmë këtë betejë, vazhdojmë këtë mision, më të vendosur se kurrë si një lëvizje e fuqishme e udhëhequr nga PD. Si një lëvizje e fuqishme e cila do të bëjë me vete çdo shqiptar që beson te ky vend, që do që ky vend të bëhet nga shqiptarët, që vendos t'i thotë vetes të bashkohemi me këtë lëvizje, të mos themi më kurrë "ç'më duhet mua", të mos themi më kurrë "s'ke ç'ti bën", t'i harrojmë këto, por kemi ç'ti bëjmë dhe e përmbysim me siguri, kemi ç'ti bëjmë dhe e ndryshojmë këtë gjendje, rikthejmë Shqipërinë në rrugën e saj", u shpreh Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco