'Bota e Ramës është droga'/ Berisha: Ka rrethuar Kosovën me armiqësi prej miqësisë që ka me Beogradin

19:10, 19/05/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se Rama flet vetëm për drogën pasi kjo është bota e tij bujqësore. Ai theksoi se Rama e ka rrethuar Kosovën me armiqësi për shkak të afërsisë që ka me Beogradin.

Sipas Berishës shqiptarët kanë fatin e keq që qeverisen nga Rama, regjim të cilin tha se duhet ta largojmë sa më parë.

"Mora vetëm këtë aspekt, se në atë politik është më tragjik akoma. Ka rrethuar Kosovën në armiqësi. Në vend të ndihemi dy herë më të fuqishëm se jemi të lirë, tani ky ndihet afër me Beogradin, Kosova ndihet larg me Tiranën.”-deklaroi Berisha.

Më tej lideri historik i Partisë Demokratike u shpreh se Shqipëria ka çdo potencial që qytetarët e saj të jetojnë e të begatohen gjithnjë e më shumë.

“S’ka asnjë vend në Rajon me pasuritë e mëdha që ka Shqipëria. Fati i saj i keq është kjo qeverisje që duhet ta largojmë sa më parë.”-tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco