'Edi Rama, o hajde këtu te ne, o je faqezi! Mos më sill me hu se kërkoj të drejtën time!'

'Edi Rama, o hajde këtu te ne, o je faqezi! Mos më sill me hu se kërkoj të drejtën time!'

11:14, 03/05/2022
A+ Aa A-

Copëza nga revolta e Rinasit, përballë forcave të Policisë:

“Shkoni tek shtëpia juaj, policë, ikni e kapni kriminelët. Shkoni në Ukrainë atje e ndihmoni popullin ukrainas, në jini trima! Me ne bëheni trima ju?!”

“Ne duam për fëmijët tanë. Pse, do t’i biem ne nga Kashari për të çuar fëmijët në shkollë?! Është turp, o burrë! Eja këtu me ne nesër pa uniformë e shikoje nga i biem ne, nga kalojmë. Është turp o burrë, ti më vjen i blinduar.”

“Po ju s’bëtë kështu as në ‘97-ën, e na bëni kështu sot? Dhe kush kështu, Edi Rama,  që e kemi votuar me burrni. Faqezi! O hajde këtu e ulu në shesh të mejdanit, o je një faqezi!”.

“Mos i bjer me grusht, fëmijëve tanë, por shko kalo njëherë nga Fusha Kruja në Tiranë për të ardhur në shtëpi në Rinas e ec e fol me mua”.

“Nuk është punë e mirë të më sjellësh mua me hu!”

“Nuk është mirë të më vini dorë e më godisni mua djalin, se me zor jam duke e rritur!”

“Ne jemi duke kërkuar të drejtën tonë, nuk kemi punë me Policinë!”

Me të tilla fjalë i janë drejtuar banorët e Rinasit, forcave speciale të Policisë së Shtetit që janë rreshtuar për të mos lejuar fshatin të bllokojë rrugën, në shenjë proteste për bllokimin e njërit krah të saj.

Banorët i bënë thirrje edhe dje ARRSH-së të hapë rrugën me dy sense lëvizjeje ashtu siç ka qenë më parë, sepse nuk kishte logjikë që të gjithë ata që dilnin nga fshati, të bënin 25 km për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, sepse qeveria kishte vendosur ta kthente rrugën në një korsi./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco