Shqipëria pëson rënie në lirinë e medias, Braimllari: Problem serioz!

Shqipëria pëson rënie në lirinë e medias, Braimllari: Problem serioz!

10:03, 03/05/2022
A+ Aa A-

Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike.

Sipas treguesit që u publikua të martën,(3 maj) Shqipëria ka shënuar rënie, ndërsa Kosova ka shënuar përparim krahasuar me raportin e vitit të kaluar.

Në lidhje me këtë problem kaq serioz përsa i përket lirisë së shtypit në vendin tonë ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Në statusin e tij të publikuar pak minuta më parë Braimllari shkruan se shantazhet, blerjet e drejpërdrejta, tenderat ose nëpërmjet konçensioneve janë mekanizmat e qeverisë autokrate të rilindjes për të bllokuar lirinë e medias.

Braimllari mbyll postimin e tij duke i bërë thirrje çdo gazetari/e dhe profesionistëve të pavarur të vazhdojnë betejën për të vërtetën, pasi profesioni i tyre është një mjet shumë i rëndësishmë për të luftuar regjimin përmes transparencës.

Postimi i Plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të LIS-së:

Liria e shtypit një problem serioz në Shqipëri.

Shqipëria renditet në vendin e 103-të vetëm një vit më parë ishte në vendin e 83-të, Kosova është rritur me 17 vënde ndërkohë Shqipëria ka rënë me 20 vënde përsa i përket lirisë së medias.

"Gazetarët pa Kufij" theksojnë qartë që vëndi ynë është në rënie të lirë përsa i përket lirisë së medias.

Qeveria autokrate e rilindjes ka përdorur çdo mekanizëm për të goditur lirinë e shtypit.

Shantazhe, blerje të drejtpërdrejtë, tendera, ose nëpërmjet konçensioneve janë mekanizmat e regjimit për të bllokuruar lirinë e medias.

Në ditën botërore të lirisë së shtypit inkurajoj çdo gazetar/e profesionistë dhe të pavarur të vazhdojnë betejën për të vërtetën duke vlerësuar profesionin si një mjet shumë të rëndësishëm për të luftuar regjimin nëpërmjet transparencës dhe të vërtetës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco