Vishaj: Topi, Spahiu merrnin 300 mijë euro për gjyqtar, Berisha i ndaloi

Vishaj: Topi, Spahiu merrnin 300 mijë euro për gjyqtar, Berisha i ndaloi

22:00, 28/04/2022
A+ Aa A-

Avokati Saimir Vishaj në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është shprehur se Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu kanë marrë para për transferime gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj Topit dhe Spahiut, duke thënë se kanë marrë nga 50 deri në 300 mijë euro për të prodhuar një dekret presidencial.

‘Krijuam një president që ishte Topi dhe një Kreshnik Spahiu, që u paguan lekë për transferimet e tyre. Momenti që një nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bën emërime e transferime me lekë dhe këtu drejtësia ra.

Arritën nga 50, 100 mijë e deri në 300 mijë euro njerëz, të cilët kanë paguar për të prodhuar një dekret’, u shpreh Sajmir Vishaj në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV.

‘Shyqyr që ishte ai kryeministër që i ndërpreu. Sepse me 200-300 mijë euro për të emëruar prokurorë e gjyqtarë. I ndërpreu kryeministri i asaj kohe (Sali Berisha)’, theksoi avokati Sajmir Vishaj në SYRI TV.

‘Ka qenë një parrullë tjetër në kohën e Topit dhe Spahiut, që rrota të lëvizë, duhet të vajiset’, deklaroi Sajmir Vishaj në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Taksapaguesi shqiptar 29/04/2022 08:43

Mgjth keta te dy bashke jane pleshta krahasuar me vjedhjen mamuthore te Blendi Gonxhes, qe edhe pse zoteron miliarda pasuri dhe asete, behet cope te ngjitet ne administraten Rama - kuptohet pse.

beni29/04/2022 00:24

shqipetare a e kuptoni tani se per cfare arsye megafoni kreshnik qe se meriton ket emer dhe bamir topi hedhin gure dhe jargaviten kunder sali berishes!

Shtetrrumpalle 28/04/2022 22:37

Ky evgjiti s’la kriminel pa mbrojtur e mblodhi 1/2 mil gati për kreshnikun, por gjithesesi nuk pranuan as Kreshnik as Topi, tani ka goje e flet evgjit trimi

Lani28/04/2022 22:21

Po shikojini cifligjet dhe pallatet e bamke qiiiiirooooollaaaaarit , dhe ate llapaqenin spahiu qe nuk ka punuar asnji dite ne jetejn e tije ,vetem derdellis dhe jeton me parate e vjedhura dhe kete qe thote z visha nuk e luan as topi, Jo toooppiiii I kodres priftit.keto hajdute na krijuan sejcili nga nje particular dhe moren cupin e rabies. Keto te dy vertet Jane shushunja dhe fundrinat e tiranes.

Shto koment

Denonco