Skandali në Top Channel/ Syri.net kishte të drejtë, Top Story përdorej për gjoba

Skandali në Top Channel/ Syri.net kishte të drejtë, Top Story përdorej për gjoba

22:54, 31/03/2022
A+ Aa A-

Skandali që ka plasur në Top Channel ka nxjerrë në dritë faktet dhe provat se për çfarë përdorej programi Top Story. 

Top Channel ka vendosur pushimin nga puna të të gjithë stafit të Top Story përfshirë edhe autorin e programit, Endrit Habilaj. 

Në deklaratën publike, Top Channel akuzonte për shndërrimin e Top Story si mjet gjobëvënës

"Përzumë gjobaxhinjtë", thuhej në deklaratën e drejtuesve të Top Channel, ku akuzat janë nga më të fortat të tilla si: "...kanë përdorur profesionin dhe emisionin, si mjet gjobash dhe kërcënimesh, duke keqpërdorur edhe donacione të huaja".

Edhe emisioni i fundit i përgatitur nga stafi i Top Story, sipas Top Channel ishte një gjobë ndaj disa bizneseve. 

Akuzat e forta që ngriti Top Channel për një program të tijin, faktojnë pretendimet e Syri.net se Top Story përdorej për gjoba. 

Syri publikoi provat atëherë, por reagimi i Top Channel ishte agresiv, duke na paditur për shpifje.  

Sot jemi përpara fakteve konkrete që tregojnë se Top Story jo vetëm që nuk kishte për qëllim informimin e publikut, por për të kënaqur orekset financiare të d rejtuesve. 

Emisioni filloi gati 4 vite më parë dhe do të huheshin po kaq kohë që Vjollca Hoxha dhe të tijët të kuptonin se ishin gjoba.

Nga ana tjetër, autori i emisionit Endrit Habilaj e ka akuzuar Vjollcas Hoxhën për gjobë ndaj biznesit. Në fakt, me fillimin e Top Story-yt në atë kohë, ishte biznesmeni Nadir Çausholli i pari i cili akuzoi për gjobëvënie Top Channel. Çështja u hap në prokurori por më pas palët u pajtuan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dila31/03/2022 23:48

Topi tv kurve hajdut qeveria duhet te jap dorheqjen duhet te ngrihet populli organizim

Shto koment

Denonco