Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Shkodër, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore, nesër votimi për kreun e ri të bashkisë

12:22, 05/03/2022
A+ Aa A-

Nga Pallati i Sportit të Shkodrës, qendra më e madhe e votimit e qytetit, materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit po bëhen gati të shpërndahen në qendrat e votimit. Gazetarja e SYRI TV njoftoi se edhe përsa i përket pjesës së numërimit të votave, po bëhen gati tryezat, kamerat dhe monitorët.

Në Shkodër janë 246 qendra votimi të ndara në 4 komisione të administrimit zonal.

KZAZ nr.2 mbetet më e madhja me 109 qendra votimi, që përfshin njësitë administrative nga Velipoja deri në Dukagjin.

Në KZAZ nr. 4 janë 46 qendra votimi, ajo përfshin pjesën verilindore të qytetit. Komisionerët janë gati dhe shpresohet për një proces të rregullt zgjedhor.

170 mijë shtetas, banues në bashkinë e Shkodrës, kanë të drejtë vote në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar ndërkohë në Fb, se cila është mënyra e duhur për të plotësuar fletën e votimit në zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars 2022 dhe jo vetëm në gjuhën shqipe, po edhe në gjuhët e pakicave kombëtare të përfshira në territorin e 6 bashkive. Ky komunikim vjen pas shqipes edhe në gjuhën bullgare, rome, malazeze dhe serbe falë ndihmës nga Council of Europe Office in Tirana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco