Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

'15 vjet burg për lajme të rreme', Berisha: Putin drejt një diktature të egër staliniste

'15 vjet burg për lajme të rreme', Berisha: Putin drejt një diktature të egër staliniste

21:49, 04/03/2022
A+ Aa A-

Lideri historik Sali Berisha, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar për faktin se Putin ka vendosur me ligj të dënojë 15 vjet burg kush përhap “informacione të rreme” për luftën në Ukrainë.

Berisha thekson se Vladimir Putin, me gjithçka që po bën, po e çon Rusinë drejt një diktature të re.

Postimi i Sali Berishës:

Diktatori mizor Putin dekreton denimin e fjales se lire me 15 vjet burg ne vendin e tij dhe bllokon facebook-un ne Rusi!

Te dashur miq, diktatori gjaksor Putin qe po kryen genocid dhe krime kunder njerezimit ne Ukraine firmosi sot ligjin per denimin me 15 vjet burg per ata qe japin lajme te “rreme” per ushtrine ruse dhe barbarite e saj ne Ukraine.

Po ne kuader te denimit te fjales se lire ai sot bllokoi Facebook-un ne Rusi.

Me keto masa ai deshmon se po vendos ne Rusi nje diktature te eger staliniste. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco