Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Gazetari: Çfarë do të ndodhte sikur Berisha të kishte shpallur Flamur Nokën investitor strategjik…

Gazetari: Çfarë do të ndodhte sikur Berisha të kishte shpallur Flamur Nokën investitor strategjik…

21:29, 04/03/2022
A+ Aa A-

Për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, ish-deputeti Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka është 'investitor strategjik'

Për këtë i është dhënë një hapësirë e konsiderueshme në bregdetin e jugut, ku do të ndërtojë një restor turistik në Gjilekë të Himarës, të quajtur 'Dreamedas Luxury Hotel'. 

Vendimi i Ramës është lajmi i ditës, por jo për mediat qeveritare të cilat me heshtjen e tyre e konsiderojnë si diçka normale aferën në konflikt interesi dhe në shkelje me ligjet e shtetit.  

Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka bërë një postim në rrjetet sociale dhe hipoteza e tij është e tillë: Çfarë do të ndodhte në mediat e kontrolluara nga Rama nëse Sali Berisha do të shpallte Flmaur Nokën investitor strategjik.  

"Sikur Sali Berisha te kishte shpallur Flamur Noken investitor strategjik. Ne TCH do te aktivizohej menjehere gatishmeria berthamore. Ne oren 7 e cerek do dilte Ilir Paco ose Dhimoja me rubriken; pas pak do te ndiqni boom boom. Lajmin do ta lexonte Kol Bregu. Dhe behej aty sikur kishte rene bomba atomike. Keto lajmet e luftes ne Ukraine do dukeshin si kronika roze", shkruan gazetari Klodian Tomorri. 

Postimi
Sikur...
Sikur Sali Berisha te kishte shpallur Flamur Noken investitor strategjik. Ne TCH do te aktivizohej menjehere gatishmeria berthamore. Ne oren 7 e cerek do dilte Ilir Paco ose Dhimoja me rubriken; pas pak do te ndiqni boom boom.

Lajmin do ta lexonte Kol Bregu. Dhe behej aty sikur kishte rene bomba atomike. Keto lajmet e luftes ne Ukraine do dukeshin si kronika roze.

Pas lajmit te pare do kishte follow up. Do dilnin eksperte te ndryshem qe do shpjegonin konfliktin e interesit, ligjin etj etj. Partia Socialiste ne opozite do dilte menjehere ne konference te posacme per shtyp. OJF-te e pavarura te Shqiperise do te flisnin per kapjen e shtetit.

Te nesermen te gjitha gazetat, pervec RD-se dhe 55-es, do hapeshin me lajmin bombastik ne faqen e pare. Emisionet investigative nuk do ndiqnin me robt qe ashtusen neper lokale, por do fillonin kamerat e fshehta. Do gjendej ndonje fshatar i zones aty qe do thoshte se pronari i tokes jam une, por ma vodhen.

Te enjten ne Paralament, deputetet e nderuar socialiste do kishin fjalime vetem per kete ceshtje. Disa prej tyre, kryesisht zonjat e nderuara deputete do t'i nisnin fjalimet me ndonje citim nga Orwell apo Hygoi per te pershkruar qeverine e Sali Berishes si me te korruptuaren ne bote. E keshtu keshtu. 

LEXO EDHE: 

https://www.syri.net/politike/489815/video-syri-tv-thellohen-dyshimet-per-resortin-e-artan-gacit-a-perdoret-amerikania-vetem-si-mbulim/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Volti 05/03/2022 01:32

Ore ti mire e ke po vari lesht Drimadhes. I bie qe nga vjet ne keto kohe dhe cdo dite ne 365 ditet qe kaluan Rama u ka dhene nga nje cope toke oborrtareve te vet. Kete shikoni juve.

Shto koment

Denonco