VIDEO SYRI TV/ Thellohen dyshimet për resortin e Artan Gaçit, a përdoret amerikania vetëm si mbulim?

13:38, 04/03/2022
A+ Aa A-

Thellohet skandali i privatizimit të zonave turistike nga ish-deputeti socialist, Artan Gaçi, bashkëshort i ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Për të shmangur konfliktin e interesit Gaçi ka lidhur kontratë për menaxhimin e hotelit me një kompani tjetër e cila përdoret për mbulim tw aktivitetit tw tij. Ndërkohë vendimi i fundit i qeverisë për lejimin e përdorimit të bregut të detit nga Kompanitë e Artan Gaçit nuk gjendet në faqen zyrtare të institucionit, duke nxitur dyshime për fshehje të qëllimshme.

Nga SYRI TV

Ish-deputeti socialist, Artan Gaçi, deklaroi për mediat se ai nuk mund të penalizohet të investojë si biznesmen resorti në Himarë për faktin që bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka, është ministre e Jashtme në qeverinë e Edi Ramës. Gaçi deklaroi gjithashtu se ai ka rolin e investitorit strategjik për ndërtimin e kompleksit turistik ‘Dreamedas Luxury Hotel’ në Gjilekë të Himarës.

Ndërsa, për të shmangur konfliktin e interesave, ai ka lidhur kontratë për menaxhimin e hotelit me një kompani, që ai e konsideroi shumë të njohur, e regjistruar në Shqipëri në emrin ‘AG.TÇ’ shpk, në pronësi të shtetases amerikane Tawni Lin Grzych-Sutton.

Qëndrimi publik i Gaçit duhet marrë me rezervë, të paktën referuar informacionit zyrtar mbi investitorin real strategjik të kompleksit, po ashtu edhe kuadrit ligjor që lidhet me konfliktin e interesave, si edhe mënyrën që ai pretendon se ka gjetur për të shmangur ‘konfliktin me ligjin’. Artan Gaçi deklaron publikisht se është ai investitori strategjik i kompleksit në Himarë.

Por, një vendim i fundit i qeverisë shqiptare për lejimin e përdorimit të bregut të detit, njeh si investitorin strategjik të këtij projekti kompaninë ‘AGTTC Hotel Management’, në pronësi të shtetases amerikane. Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike, i marrë në Mars 2021, nuk gjendet në faqen zyrtare të institucionit, duke nxitur dyshime për fshehje të qëllimshme.

Nga ana tjetër, ligji për Konfliktin e Interesave ndalon në mënyrë kategorike që ministra apo familjarë të afërt të tyre të përfitojnë kontrata publike apo të përfshihen në marrëdhënie përfitimi me institucionet publike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në rastin konkret, bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, e deklaron veten si ‘investitor strategjik’, që do të thotë se Artan Gaçi ka përfitime të drejtpërdrejta nga pasuritë publike, në kundërshtim me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave.

Gaçi deklaron se ka përfshirë në projekt kompaninë e shtetases amerikane, e cila ka përvojë në menaxhimin hotelier dhe njëkohësisht për të shmangur konfliktin e interesave. Në një kërkim në burimet e hapura të informacionit, nuk rezulton asnjë e dhënë për aktivitetin e pronares amerikane të ‘AG.TÇ’ shpk, e prezantuar nga Artan Gaçi si me përvojë në shërbime hoteliere.

Por, nga ana tjetër, edhe nëse pranohet se shërbimi hotelier do të kryhet nga një kompani tjetër, sërish përfitimet do të jenë të investirorit Artan Gaçi. Pra, në çdo rast, konflikti i interesave është prezent, pasi ai do të sigurojë të ardhura si pronar i hotelit, të cilin po e ndërton me leje të pakufizuara prej qeverisë ‘Rama’, ku bashkëshortja e tij ka një rol shumë të rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shemsija04/03/2022 15:31

O odjot i lindur, konflikti i interesit lind kur qeveria e "gruas," tende perfiton nga posti per te perfituar troje publike dhe per te te dhene ty titullin e investitorit strategjik. Meqe ke qene dhe deputet pyet cfare do ndodhte ne nje vend europian ne kushtet e tua, do ishte te nesermen ministre gruaja jote po te ndodhte kjo histori ne europe.Ju jo turp qe s'kini por tani s'keni as frike dhe kjo edhte uleritese.

Bledi04/03/2022 14:05

Mars 2021 dhe mars 2022 jeni nje vit out pa informacion. Bejni kerkese qeverise dhe merrni info dhe do cuditeni. Nuk ka lene pellembe toke ne riviere pa e ndare per veten.

Shto koment

Denonco