VIDEO/ Pse nuk i bashkohet Jozefina Topalli 'Foltores'? Ja si përgjigjet ish-nënkryetarja e PD

21:53, 28/02/2022
A+ Aa A-

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka treguar pse nuk i është bashkuar lëvizjes së liderit historik të PD, Sali Berisha për rithemelimin e Partisë Demokratike. 

Në Çim Peka Live, Topalli tha se ajo po kontribuon, edhe pse nuk është e pranishme fizikisht, për koalicionin opozitar në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. 

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Pse nuk i është bashkuar 'Foltores', Jozefina Topalli? Mendoni se lëvizja politike e 2021 nuk është pritur mirë? Keni frikë nga një reaksion i militantëve?
Jozefina Topalli: Unë nuk kam frikë. Koha më ka dhënë të drejtë. Lëvizja që bëra ishte tharmi dhe kjo është e vërteta. Tani ka marrë përmasa për arsye të tjera. Të thuash të vërtetën në një kohë gënjeshtrash, sic thotë Oscar Wilde, është një akt revolucionar. Unë jam krenar. Nuk kam gënjyer kurrë, asnjërin. Zhvillimet e fundit kanë treguar një gjë të tillë. Mund të isha unë e lënduar nga disa reagime të disave. Unë jam politikane, nuk e ul veten për t'u marrë me reagime të tjera. Aq më tepër, gjatë kësaj periudhe ka patur njerëz të mençur, demokratë që më kanë kërkuar falje. 

Çim Peka: Në retorikën politike Foltorja erdhi tek ju, është një meritë që nuk ua mohojmë dot. Pse nuk i bashkoheni fizikisht?
Jozefina Topalli:
Sepse nuk dua të dëmtoj. Ndoshta unë do të kisha qenë më e ashpër ndaj dikujt. Është më mirë të flasim pas 6 marsit. Unë aty jam, shpirtërisht, me mendje, me telefonata, me takime etj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco