Topalli: Marrëveshja e 2017 mafioze, listën e PD e bëri Edi Rama

21:31, 28/02/2022
A+ Aa A-

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka komentuar figurën e Lulzim Bashës.

Topalli theksoi se marrëveshja e 2017 ishte mafioze e jo politike. Ajo shtoi se listën e PD-së e bëri Edi Rama.

“Listën e PD më 2017 e bëri Edi Rama. Marrëveshja Rama – Basha  ishte që Edi Ramës t’i jepej mandati i dytë, ne e kemi kuptuar këtë, kam reaguar unë edhe Arben Imami. Kanë reaguar edhe të tjerët, sepse e kanë kuptuar. Mandatin e dytë Ramës ia ka dhënë Basha, në këmbim të disa “dhuratave”. Ajo ishte marrëveshje mafioze e jo politike.

Basha vitet e fundit u pasurua në mënyrë marramendëse, ndërsa shqiptarët vetëm varfëroheshin e largoheshin. Basha shiti opozitarizmin, po shiste mandate, po kërkonte destabilizimin e vendit e një demokrat nuk i pranon kurrë këto gjëra. Lulzim Basha nuk ishte vetvetja, vetëm gënjente në mënyrë të vazhdueshme”, deklaroi Topalli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vzhguesi28/02/2022 22:15

Dëmi i tij me 6 Mars do jetë shumë i madh. Strategjia për të minimizuar këtë dëm nuk po thuhet qartë. Nëse ju nuk mallkoni me analizë ditën e parë të emërimit të tij dhe të bëni ligj primaret, qoftë dhe për roje porte, opozitë anti , anti, anti Edramë dhe vemjes se tij, nuk ka për të patur. Shkalla e kompromentimit dhe e bythlepitjes është shumë e madhe.

Shto koment

Denonco