Gjykata shfuqizon vendimin e bashkisë për shembjen e pallatit 146 në Kombinat, Këlliçi: Veliaj s’mund të luajë me jetën e qytetarëve

Gjykata shfuqizon vendimin e bashkisë për shembjen e pallatit 146 në Kombinat, Këlliçi: Veliaj s’mund të luajë me jetën e qytetarëve

19:03, 28/02/2022
A+ Aa A-

Banorët e pallatit 146 në Kombinat kanë fituar betejën në Gjykatën Administrative me Bashkinë e Tiranës. Prej vitit 2019, ata kanë kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak dhe Institutit të Ndërtimit për prishjen e shtëpive të tyre.

Sipas banorëve, pallati nuk është dëmtuar nga tërmeti dy vitë më parë, ndërsa shprehen se shembja është për qëllime personale të kryebashkiakut Veliaj.

Lidhur me këtë vendim të Gjykatës Administrative, ka reaguar edhe deputeti i PD, Belind Këlliçi. Ai përmes rrjeteve sociale i bën thirrje banorëve të Kombinatit që t'i drejtohen gjykatës sa herë që Erion Veliaj kërkon të luaje me jetët e tyre.

"Ngritëm një padi dhe kërkuam sigurinë e padisë. Esenca e sigurkimit të padisë ishte se pallati nuk mund të prishej pa u sqaruar faktet bazë. Gjykata hedh poshtë vendimin e Këshillit bashkiak, e bën nul. Bën nul gjithashtu ekspertizën bashkë me oponencën e Institutit të Ndërtimit. Veliaj nuk ka ardhur asnjëherë këtu. I kam çuar letër, i kam thënë  duhet të rishqyrtoni vendimin. Se ka çarë kokën, ka bërë pseudo-dëgjesa."-thonë banorët.

Banorët e këtij pallati në zonën e Kombinatit kanë qëndruar në banesat e tyre prej 26 nëntorit të vitit 2019, edhe pse atyre iu tha se ndërtesa do të shembet pasi është dëmtuar. Ky është vendimi i dytë që Gjykata vendos pro banorëve, ndërsa edhe familjet në pallatet 127 dhe 157 në Kombinat e kanë çuar çështjen në gjykatë pasi janë kundër shembjes së pallatave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Azemi28/02/2022 23:08

Veliaj dhe Rama jane termeti i vazhdueshem me shume shkalle i tw gjithe Shqiperise. Jane tradhetare qe po shembin popullin e vet. Uroj qe te gjithe ata qe po i shkaterrohen shtepiat te kene te njejtin fat dhe te mbrohen nga gjykata. Nese jo atehere uroj qe zoti te shohe e Nje dite do ti vije Erionit dhe Rames termeti ne shtepine e tyre.

Shto koment

Denonco