Kriza nga lufta Ukrainë-Rusi/ Abilekaj: Rama nuk e përmend fare dhe as nuk pranon ta diskutojë këtë fakt

18:33, 28/02/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, analisti Enton Abilekaj ka folur për situatën e krijuar në Shqipëri pas luftës Urkainë-Rusi.

Abilekaj ka theksuar se Rama nuk kujtohet të njoftojë tregun shqiptar për këtë krizë madje nuk e përmend fare dhe as nuk pranon ta diskutojë këtë fakt.

Abilekaj: Duke qënë kryeministër i një vendi, ashtu siç e gjithë bota do të preket nga kriza ekonomike që prodhon konflikti në energji dhe drithëra, kryeministri duhet të bënte një pasqyrë të efekteve të para që do të kishte lufta në këto dy drejtime dhe mënyra se si duhet ta përballojmë rritjen e çmimeve dhe këtë mungesë tregu.

Sot kam informacion se një njeri që donte të bënte furnizim me miell aq sa donte, nuk ka arritur dot të merte sa ka dashur. Ka pasur mungesë. Mungesa do të ndihet pasi Rusia është një nga furnizuesit më të mëdhenj të drithërave.

Të shtunënë në mëngjes Macron pati një takim me bujqit francez dhe i njoftoi se do të ketë një krizë në këtë drejtim dhe i garantoi se do ti mbështetësi.

Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm që nuk kujtohet vetë por edhe kur e pyesin ai nuk e përmend fare nuk pranon ta diskutojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco