Sa mund t’i rezistojë Kievi sulmit rus? Ja çfarë tha gazetari i 'La Stampas' për emisionin 'Task Force'

Sa mund t’i rezistojë Kievi sulmit rus? Ja çfarë tha gazetari i 'La Stampas' për emisionin 'Task Force'

18:25, 28/02/2022
A+ Aa A-

Gazetari i ‘La Stampas’, Roberto Travan, deklaroi nga Kievi për emisionin 'Task Force' me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, se ukrainasit aktualisht po kërkojnë të mbrohen, të mbrojnë veten dhe vendin e tyre.  

Për deklaratat e Putit i cili ka vënën në gatishmëri forcat ushtarake ndaj mbrojtjes bërthamore, gazetari Travan tha se janë shqetësuese ndërsa theksoi se Ukraina është një vend demokratik, dhe s’është nazist apo fashist.

"Putin është i turbulluar, kërcënon botën me armët bërthamore.  Ai ka deklaruar luftë për Ukrainën. Ky vend ka një President të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe s'janë vend nazist apo fashist.”-tha ai.

Ndër të tjera, ai deklaroi se kjo që po ndodh është shumë e rëndë ndërsa thekson se rusët po sulmojnë qytetarët, dhe nuk po përplasen me forcat ushtarake ukrainase.

I pyetur sa mund të rezistojë Kievi ndaj sulmeve ruse, gazetari Roberto Travan tha se është një parashikim i vështirë për tu bërë.

“Rusia po pushton një vend të madh, më të madh se Italia. Mund ta marrin Kievin por për të pushtuar një vend si ky është çështje tjetër. Ka një ushtri të përgatitur. Kam asistuar në shpërndarjen e armëve tek populli, mes tyre ka qindra persona të të gjitha moshave që tërheqin armë për tu mbrojtur. Kjo është shumë prekëse.”-tha Travan.

Më herët, gazetari i Las Stampas tha nga Kievi për Syri Tv se tre shpërthime të fuqishme janë dëgjaur në kryeqytetin ukrainas këtë pasdite. Sipas tij, forcat ruse nuk po përplasen me ushtrinë ukrainase, por me qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco