Lufta në Ukrainë, Burimi: Beteja e Kievit ende s’ka nisur, imazhi i Putinit u keqësua

18:23, 28/02/2022
A+ Aa A-

Analisti Genc Burimi në një lidhje live me Skype nga Franca për emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri TV, ka komentuar luftën në Ukrainë.

Burimi theksoi se beteja e Kievit akoma nuk ka nisur, duke shtuar se imazhi i Putinit në botë është keqësuar.

“Beteja e Kievit ende nuk ka nisur. Imazhi i Putinit po përkeqësohet. Nuk besoj se Putini ka problem urrejtjen ndaj tij të kombeve, sepse Çeçeninë e kishte kundër dhe sot lidershipin e Çeçenisë e ka pro vetes.

Zelensky para luftës ishte kaq i urryer sa Rama në Shqipëri, sepse Ukraina është vend problematik, e nisi duke goditur oligarkët pranë Putinit”, deklaroi Burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco