VIDEO/ Gazetari i 'La Stampas' flet nga Kievi për 'Task Force': Tre shpërthime të forta pak më parë, u sulmuan civilët

18:12, 28/02/2022
A+ Aa A-

Roberto Travan, gazetari i La Stampas, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kievi për emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, deklaroi se ka patur tre shpërthime të forta pak minuta më parë në kryeqytetin ukrainas.

"Kanë goditur një lagje 4 km larg nga qendra. Bëhet fjalë për një lagje civilësh dhe jo një bazë ushtarake. Ka patur një pezullim të betejës, por pavarësisht armëpushimit, ajo që ndodhi më parë përgënjeshtrojnë ato që u thanë më herët. Bëhet fjalë për 380 të vdekur në radhët e civilëve në Ukrainë"- tha ai për Syri Tv.

Ndër të tjera gazetari deklaroi se prej ditësh në Kiev bien bombat ruse dhe qytetarët po kërkojnë vendstrehime.

“Jam në qendër të Meidanit çdo natë. Ka të infiltruar, kontrolle të forta, të infiltruar rus prej muajsh këtu. S’është një konflikt që i takon vetëm Ukrainës, por efektet mund të jenë të forta për Europën dhe më gjerë.”-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco