Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

DOKUMENTET/ Kandidatja e Ramës në Durrës, firmosi që Kavalishenca ishte e sigurtë ndaj tërmeteve

DOKUMENTET/ Kandidatja e Ramës në Durrës, firmosi që Kavalishenca ishte e sigurtë ndaj tërmeteve

14:57, 28/02/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka denoncuar sot me fakte, se si kandidatja e Edi Ramës në Bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako ka firmosur pas tërmetit të shtatorit 2019, që Kovaleshenca ishte e sigurtë.

Por në fakt, në tërmetin e nëntorit hoteli i Ministrisë së Brendshme u shemb, ku humbi jetën dhe një oficer i lartë.

E pikërisht, kryeinspektorja që dha firmën për sigurinë e hotelit, sot kandidon për Edi Ramën në Durrës.

‘Këtu kam një shkresë, që është me firmën Kryetari i Grupit të Inspektimit. Firma është zonja Sako, kryetare. Ja ku e keni. Çfarë thotë shkresa: për hotelin e Ministrisë së Brendshme. Shkresa thotë: ‘Hoteli nuk ka, dëme strukturore nga tërmeti i shtatorit.

Mbi këtë bazë është shkresa tjetër e Plaurent Ndrecaj, që dërgon aty 120 kursantë.

Zoti i shpëtoi ata!

Unë nuk kam asnjë simpati për Plaurent Ndrecën, ju e kuptoni vetë, por nuk mund të them se ai u bazua në këtë ekspertizë, gjë të cilën nuk e firmosi kryetarja e bashkisë që ishte në atë kohë. U bashkua në këtë ekspertizë, Plaurent Ndreza , dërgon në hotel 120 kurasantë. Ata për fatin e tyre janë sot gjallë, kurse një oficer i lart ju e dini që mbeti nën rrënojat e godinës për të cilën zonja Sako tha: Nuk ka ndryshime strukturore, dëmtime strukturore.

Tani më thoni ju mua: ku është vendi i saj? A është të paktën në gjykatë për të fajësuar ka apo s’ka përgjegjësi për këtë firmë, ndërkohë që shoqja, kryetarja tjetër, tha ‘jo, nuk firmos unë këtë, nuk e pranoj unë këtë?! Pra, a mund të paraqitet një kandidaturë kaq komplekse me gjithë këto probleme?! Ky është akt cinik para shqiptarëve i Edi Ramës, që nuk pyet, sepse të vota nuk ka rëndësi, vullneti i qytetarëve nuk ka rëndësi, ndaj është Ardian Muka, kandidati më i preferuar më përfaqësues për qytetarët e Durrësit dhe banorët e rrethit të Durrësit. 

Kandidati tjetër është luan Monopoli. Nuk është Luan Hoti ai, është Monopoli. Opozitar me monopol të dhuruar nga qeveria! Po atëherë, a nuk luftuam ne, gjashtë vite na keni dëgjuar nja 600 herë, ndrikull Vilma Nushin për monopolin e Chech Upit?! Po dhe dalim tani ne në opozitë me monopol njësoj si ajo!

Monopoli është i paligjshëm qoftë i Vilma Nushit, qoftë i Luan Hotit dhe për më tepër Luan Hoti tani përgatit dokumente që të marrë – ta rimarrë dhe njëherë monopolin,  se e ka marrë njëherë në kulmin e marrëveshjes Rama – Basha në 2017, ta rimarrë monopolin. Në qoftë se qytetarët....Nuk mund të gënjehen, të mashtrohen, nuk mund të votojnë monopole , kurrsesi, se monopolet janë në kurriz të qytetarëve, janë grabitje e qytetarëve’, tha në konferencën për mediat nga Durrësi, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nuk ka rendesi28/02/2022 16:37

As 'kavalishenca", dhe as "kovaleshenca". Shkruhet, dhe shqiptohet "konvaleshenca". Thirrje gazetareve, redaktoreve, etj. : Mesoni gjuhen shqipe ! Kjo eshte merite, dhe jo te fusni vend e pavend fjale anglisht. Do te ishte lumturi per shume njerez, qe te hapnin nje faqe interneti, dhe te mos gjenin gabme drejtshkrimore.

Shto koment

Denonco