Lufta në Ukrainë/ Berisha: Gjermania merr vendim historik, rrit buxhetin për ushtrinë

Lufta në Ukrainë/ Berisha: Gjermania merr vendim historik, rrit buxhetin për ushtrinë

22:15, 27/02/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i PD-së Sali Berisha, me anë të një postimi njofton se kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka marrë sot një vendim historik.

Berisha thekson se Gjermania ka marrë vendimin që të rrisë buxhetin për ushtrinë.

Postimi i Sali Berishës:

Vendim historik i Gjermanise!

Te dashur miq, Kancelari i Gjermanise Olaf Scholz njoftoi vendimin e rritjes se menjehershme te buxhetit per ushtrine edhe me 100 miliarde euro dhe rritjen mbi 2% te GDP te buxhetit per ushtrine duke plotesuar keshtu kerkesen e statutit te Aleances se Atllantikut te Veriut per vendet anetare te saj.

Keto vendime kane nje rendesi historike per rolin udheheqes te Gjermanise dhe forcimin e metejshem te Aleances se Atllantikut te Veriut. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco