Hedhja e karriges/ Grida Duma 'zhduk' Lulzim Bashën nga postimi dhe tallet me të: E reja qesh me të vjetrën!

Hedhja e karriges/ Grida Duma 'zhduk' Lulzim Bashën nga postimi dhe tallet me të: E reja qesh me të vjetrën!

21:12, 27/02/2022
A+ Aa A-

Një ditë më parë Lulzim Basha shënoi një tjetër ditë të suksesshme për sektorin e memeve, kur vendosi te flakë një karrige gjatë një takimi me disa te rinj në qytetin e Durrësit.

Skena groteske e Lulzim Bashës që pasi bashkoi votat me Edi Ramën në parlament, ia nxjerr inatin karrigeve plastike, duket se e ka patur mosmiratimin edhe brenda vetë takimit.

Fjala vjen, deputetja e Lulzim Bashës, Grida Duma ka bërë një postim për takimin në fjalë ku ajo që bie në sy, është fakti se nga fotografitë e përzgjedhura "Team Grida" në asnjërën prej tyre nuk figuron as Lulzim Basha e as "sebepi" i takimit, kandidati i SHQUP-it për Bashkinë e Durrësit Luan Hoti. 

Image

Grida Duma zhduk Lulzim Bashën nga takimi

Statusi i Grida Dumës për takimin në fjalë është i ndërtuar vetëm për promovimin e "të zonjës" së postimit, deputetes së Lulzim Bashës. Si të mos mjaftonte ky injorim i dukshëm i Lulzim Bashës në postimin e saj, Grida Duma e cila e ka ndërtuar postimin si një mini-fushate personale ka shkuar edhe më tej me tekstin e postimit në fjalë. Pikërisht në takimin kur Lulzim Basha qëlloi me karrige plastike shkallët e vilës se Zogut në Durrës, Grida Duma ka shfrytëzuar rastin për të qesëndisur kryetarin e saj me fjalët: E reja e qesh të vjetrën! 

Image

Fotot e Grida Dumës të postuara nga Lulzim Basha dje pas takimit

E reja ka armën më të fortë, kohën. Ka kohën që i jep mundësinë të testojë e të provojë çfarë ia vlen e çfarë jo.  Ndaj të rinjtë nëse nuk na aprovojnë mund të lëvizin nga ne, të na bëjnë ne të lëvizim drejt tyre. Se çfarë ka dashur Grida Duma të thotë me këto fjalë këtë le ta vendosë lexuesi.

Por duke para derexhenë se ku ka përfunduar Lulzim Basha dhe anijen që po fut ujë, duket se ata që e rrethojnë dhe e inkurajojnë që të vazhdoje betejën në humbjen e rradhës, duket se kanë menduar qe të nisi  të vënë dhe ndonjë tullë për ambiciet e veta personale nën moton "se kur u bë Lulzim Basha kryetar, ka shpresë edhe për ne".

Deri atëhere Grida Duma në postimin e saj ka vetëm një të drejtë kur thotë se "e reja qesh me të vjetrën". Atë ditë disa të rinj që ishin në takim rrëfyen më pas se ishin gajasur me Lulzim Bashën, kryetarin e vulës të ulur mbi dy karrige!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari 28 shkurt 202228/02/2022 09:02

GRIDA DUMA NJË "KLLOUNE " E LULZIM BASHËS . TË NGJALL NEVERI KUR FLET. E STISUR GJITHMONË, ME NJË FYTYRË FALLCO, QE NUK MUND TI BESOSH PER ASGJË..

Qytetari 28 shkurt 202228/02/2022 09:02

GRIDA DUMA NJË "KLLOUNE " E LULZIM BASHËS . TË NGJALL NEVERI KUR FLET. E STISUR GJITHMONË, ME NJË FYTYRË FALLCO, QE NUK MUND TI BESOSH PER ASGJË..

Qytetari 28 shkurt 202228/02/2022 09:01

GRUDA DUMA NJË "KLLOUNE " E LULZIM BASHËS . TË NGJALL NEVERI KUR FLET. E STISUR GJITHMONË, ME NJË FYTYRË FALLCO, QE NUK MUND TI BESOSH PER ASGJË..

Shto koment

Denonco