VIDEO/ Protesta në Tiranë kundër Rusisë, ambasadori ukrainas: Lufta duhet të ndalet

17:41, 27/02/2022
A+ Aa A-

Qytetarët në Tiranë po protestojnë kundër sulmit rus në Ukrainë. Më pankarta në duar, ata shprehen se lufta duhet të ndalet.

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, mes protestuesve në kryeqytet para Ambasadës Ruse, tha se lufta në Ukrainë duhet të ndalet ndërsa i bëri thirrje popullit rus që të ngrihet e t’i thotë Presidentit Vladimir Putin që të ndalojë me sulmet.

Sakaq, Shkurov deklaroi se nuk mendojnë vetëm për Ukrainën, por për të ardhmen paqësore të të gjithë Europës e më tej. Sakaq, ambasadori deklaroi se perëndimi po ju ofron armë.

‘Kanë vdekur 16 fëmijë. Ushtria bën punën e saj. Lufta duhet të ndalet. Dua t'i drejtohem atyre që nuk shkojnë dot në vendstrehime. Kam parasysh ato në moshë të thyer, të sëmurë dhe që s'mund të lëvizin.

I bëj thirrje popullit rus, se kanë një person që ka në dorë një buton të kuq. Sot nuk mendojmë vetëm për Ukrainën, por dhe Europën, duam një të ardhme paqësore. Populli rus ti thotë liderit të vet jo luftës, dhe kjo duhet të ndalet. I përulem popullit shqiptar që është ngritur në këtë protestë.

Shpresoj që diçka të arrihet në negociatat që do zhvillohen. S’ka një shtet që mund të mbrohet nga armët bërthamore, por ju drejtova popullit rus që t’i flasin kreut të tyre.’-tha Shkurov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco