VIDEO/ Spahia: Të bashkohemi si demokratë, do zgjidhim problemet e Velipojës

17:40, 27/02/2022
A+ Aa A-

Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia, në fjalën e mbajtur në Velipojë të Shkodrës, foli për zgjedhjet e 6 marsit.

Spahia theksoi se duhet që të gjithë të bashkohemi si demokratë, duke zgjidhur problemet që ka Velipoja dhe Shkodra. Ai shtoi se do zgjidhen pas 6 marsit problemet që ka Velipoja, Shkodra e mbarë Shqipëria.

“Sot vota e lirë rrezikohet si kurrë më parë. Ky ambjent nuk zë shumë veta, sepse ne kemi mbështetje të fuqishme. Le të vazhdojmë këtë rrugë drejt ndryshimit të madh. Po iu jap fjalën se do zgjidhim shumicën e problemeve që keni, Bashkia Shkodër do punojë me ju dhe për ju.

Do zgjidhim të gjitha problemet e Velipojës. Të bashkohen të gjithë demokratët. Më 6 mars të votojmë për Shtëpinë e Lirisë dhe kandidatin e saj për kryetar të Bashkisë së Shkodrës. Qeveria qendore ka qenë thellësisht armiqësore ndaj Shkodrës, Velipojës e veriut të vendit, zgjidhni ndryshimin e madh”, u shpreh Spahia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco