Lufta në Ukrainë, shqiptarët protestë para ambasadës ruse: Ky është makabritet

17:17, 27/02/2022
A+ Aa A-

Me qindra qytetarë të Shqipërisë dhe jo vetëm kanë protestuar përpara ambasadës ruse në Tiranë.

Qytetarët kanë protestuar duke mbajtur nëpër duar flamuj të Ukrainës.

“Jo luftë”, “I love Ukraine” “Stop luftës”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar demonstruesit.

“Unë jam krenar për udhëheqësit e Ukrainës. Edhe populli ukrainas duhet të solidarizohet me shqiptarët e Kosovës kur u sulmuam nga Serbia, e urojmë që Ukraina ta njohë Kosovën. Urojmë që të vendosen paqe në bisedime, lufta në këto kohe që jetojmë ka dalë jashtë mode. Jemi gati të ofrojmë ndihmë për ukrainasit. Urojmë të bëhet më mirë”, tha një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar tha se i është dukur lufta e pabesueshme.

“Kjo është makabre. NATO duhet të çohet dha ta mbrojë Ukrainën, gjithë bota duhet të sulmojë Putinin, sepse ndryshe do ketë pasoja të rënda”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco