Java e së vërtetës, Rama në minorancë përballë opozitës

Java e së vërtetës, Rama në minorancë përballë opozitës

16:21, 27/02/2022
A+ Aa A-

Nga Çim Peka

Të gjitha sondazhet po tregojnë që kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ dhe kandidatët e deputetit Basha se bashku i fitojnë thellë të gjitha bashkitë, duke delegjitimuar zgjedhjet e 25 Prillit.

Po këto sondazhe bëjnë të qartë se kandidatët e deputetit Basha janë të fundit me diferencë të madhe me të dytët. Është java e fundit ku ata kanë mundësi të mos përdoren me nga Basha për llogari të Ramës dhe të tërhiqen duke u bashkuar me kandidatët që i zgjodhi anëtarësia e PD.

3-4 bashki me pak nuk do të thotë asgjë për demokratet, por për ‘kamikazët politik’ të Bashës do të thotë shumë. Gjithsesi Rama do jetë pakicë në numër total votash.

Thjesht mund të marrë disa bashki më shumë nga loja me ‘kamikaz politik’ të ofruar nga Basha. Keni dhe pak ditë të tërhiqeni, ose do bashkoheni me fundin politik të Bashës.

Ai merr miliona euro pazare, po ju çfarë fitoni? Java e së vërtetës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Na plasi cari qe s do ta postoni. 28/02/2022 01:18

Cimi gazetar i madh.

Shto koment

Denonco