VIDEO/ Berisha takim me gratë shkodrane: Votoni Bardh Spahinë, opozitën e vërtetë dhe jo kandidatin e tretë

18:00, 26/02/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i PD, Sali Berisha dhe kandidati për kryetar bashkie, Bardh Spahia takuan këtë pasdite gratë shkodrane. 

Ish-kryeministri përcolli mesazhe të forta për 6 marsin, duke kërkuar që të votohet kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë', Bardh Spahia, opozita e vërtetë, dhe jo kandidatin e tretë, siç u shpreh ai, duke iu referuar kandidatit të Lulzim Bashës, Xhemal Bushati, i cili në sondazhe renditet i treti. 

Berisha akuzoi edhe Edi Ramën se ka rrëmbyer logon e PD me polici dhe gjykata për t'ia dhënë një njeriu fals dhe të marrë peng. 

"Në këtë garë ne kemi një kandidat të nxjerrë nga vota e anëtarësisë. Po në anën tjetër? Kemi një kandidat e gjysmë, sepse regjimi, Edi Rama ka marrë logon tonë me policë e gjykatë dhe ia ka dhënë një njeriu i cili është fals, është peng, ka faktuar se çdo gjë mund të jetë, por opozitar nuk mund të jetë. E tha bukur një parafolës këtu, pushteti ndërrohet, normalisht nuk është fatkeqësi, normalisht është mirë sepse kështu është, pushteti ndërrohet për të korrigjuar dhe qeveria që vjen mbrapa korrigjon gabimet e qeverisë së më parë.

Por ky pushtet që erdhi, solli rrokullisje dhe mbi të gjitha sulmoi në mënyrën më të egër pluralizimin, u kthye në instiktin e etërve të tij. Ky është Edi Rama. Merr peng me afera dhe probleme të ndryshme kreun e opozitës, e mbështesni ju për 8 vite me radhë dhe sot ai rrëmben logon dhe emëron një kandidat, vetëm e vetëm për të dëmtuar opozitën e vërtetë. Falë jush dhe demokratëve shqiptarë ne u ngritëm sërish si një opozitë e vërtetë brenda një harku kohor disa mujor dhe ne sot këtu jemi opozitë e vërtetë më të sigurt se kurrë në fitoren tonë në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë.

Ndaj dhe thirrja ime për ju, këtë javë që kemi, do të bëni çdo përpjekje, para së gjithash me ato nëna, motra, zonja, zonjushe, të cilat janë demokrate, kanë qëndruar në opozitë, por në mënyrën më të pakuptimë u thuhet të votojnë të tretin në vend në vend që të votojnë të parin. Ato duhet të bashkohen me ne, të votojnë Bardh Spahinë, opozitën e vërtetë dhe jo kandidatin e tretë i cili normalisht edhe ai duhet të tërhiqet dhe të bashkohet me të parin. Sepse i pari është opozita e vërtetë dhe ne besojmë te e vërteta. Ju bëj thirrje të bëni gjithçka se kjo është një betejë të fortë. 6 marsi është një stacion dhe duhet ta vazhdojmë këtë", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco