Lufta në Ukrainë/ Komisioni i Rithemelimit të PD: Putin diktator gjakatar, po ndez konflikt botëror

Lufta në Ukrainë/ Komisioni i Rithemelimit të PD: Putin diktator gjakatar, po ndez konflikt botëror

15:50, 26/02/2022
A+ Aa A-

Komisioni i Rithemelimit të PD dënon ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë, në përpjekje për të pushtuar këtë shtet të pavarur dhe sovran. 

Përmes një deklarate, Komisioni i Rithemelimit e konsideron presidentin rus Vladimir Putin si diktator gjakatar i cili urdhëroi agresion ushtarak dhe luftë në zemër të Europës. 

Ky agresion, thuhet në deklaratë, ka një potencial të lartë shndërrimi në një konflikt të gjerë europian dhe botëror. 

Deklarata
Deklaratë e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike mbi agresionin rus ndaj Ukrainës!

Paqja në Europë është zëvëndësuar me luftën kundër lirisë dhe demokracisë!

Diplomacia dështoi në përpjekjet e saj për të parandaluar sulmin barbar.
Prej tre ditësh Rusia vazhdon agresionin e saj kundër Ukrainës së lirë dhe të pavarur. Agresioni i Rusisë urdhëruar nga diktatori gjakatar Putin ndaj 40 milion banorëve të Ukrainës, vendit të dytë më të madh si sipërfaqe në Europë është luftë në zemër të kontinentit tonë, me një potencial të lartë shndërrimi në një konflikt të gjerë europian dhe botëror.

Ky është një agresion kundër lirisë, demokracisë dhe paqes në botë.

Partia Demokratike dhe Ne, demokratët shqiptarë, qëndrojmë të vendosur në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë, ndërkohë që shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin e Ukrainës dhe qëndresën e tij heroike. 

Partia Demokratike mbështet qëndrimet e NATO-s dhe BE-se ndaj kësaj lufte dhe solidaritetin e tyre me Ukrainën.
Ajo dënon me forcën më të madhe agresionin barbar të Rusisë kundër Ukrainës sovrane, të lirë e demokratike dhe shpreh bindjen se Rusia meriton çdo ndëshkim nga vendet e lira për aktin e saj.

Partia Demokratike e Shqipërisë distancohet nga qëndrimi i dyfishtë i Edi Ramës, i cili nga njëra anë mbështet NATO-n dhe qëndrimet e saj ndaj Rusisë, dhe nga ana tjetër mbështet aleancën trilaterale të Beogradit me dy vasalët e tij, Shkupin dhe Tiranën. Kjo e fundit, e njohur si Ballkan i Hapur është një aleancë e dominuar plotësisht nga Serbia ose ndryshe “Rusia e vogël” e cila refuzoi të dënojë agresionin e diktatorit Putin ndaj Ukrainës dhe ti bashkohet BE-së në sanksionet ndaj Rusisë.

Partia Demokratike konsideron këtë qëndrim të dyfishtë të Edi Ramës në një moment kritik për sigurinë e vendit, si një akt të rrezikshëm antikombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco