Ambasadori ukrainas në Shqipëri: Kemi vrarë 3500 ushtarë rusë, nesër protestë në Tiranë

Ambasadori ukrainas në Shqipëri: Kemi vrarë 3500 ushtarë rusë, nesër protestë në Tiranë

14:19, 26/02/2022
A+ Aa A-

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov ka falënderuar sot popullin shqiptar për mbështetjen pa kompromis për vendin e tij dhe bëri thirrje për një miting proteste nesër në orën 17:00 para ambasadës ruse në Tiranë. Në një deklaratë para medias,ambasadori Shkurov tha:

“Njerëzit në Ukrainë po pajisen masivisht me armë. Ukraina është e pajisur me armë, por ekziston nevoja për ndihmë suplementare.

Dhe ju jeni vetë dëshmitarë se si popujt e vendeve të ndryshme po mbështesin Ukrainën.  Nëse deri dje, shtetet si Italia, Franca dhe Qipro ishin kundër shkëputjes së SWIFT, presidenti ynë sapo ka marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit.

Deri më sot, 198 persona në Ukrainë kanë humbur jetën, mes tyre 3 fëmijë. Kurse pala ruse ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 200 ushtarë janë të plagosur, 3500 ushtarë janë të vrarë. 

U bëj thirrje diplomatëve rusë të shprehin qëndrimin e tyre duke dënuar luftën. Falenderoj shumë popullin shqiptar për mbështetjen pa kompromis. Nesër në orën 17:00 do të mbahet një protestë para ambasadës ruse”, nënvizoi në vijim Shkurov.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco